Panorama Sport (Albania)

Belgjika si oaz, Sindrit Guri: Gati të “shpërthej”

"Dua të shënoj të paktën 15 gola, tifo për Mesin në Botëror"

- SKERDILAID SULOZEQI

Dopietë që në ndeshjen e parë me fanellën e Ostendes dhe një besim i madh se mund të shënojë të paktën 15 gola në kampionati­n belg. Sulmuesi që Kukësi e shiti për 710 mijë euro tregon në një intervistë për "Panorama Sport" ditët e para me skuadrën e re. Ai komenton edhe prezantimi­n e Kukësit në Ligën e Kampioneve, ndërsa nuk lë pas as Botërorin 2018, ku bën tifo për Argjentinë­n e Lionel Mesit.

Sindrit, dy gola në debutim me Ostenden, edhe pse në një miqësore. Më mirë se kaq besoj nuk e keni pritur...?

Ishte një nisje mjaft e mirë, edhe pse u bashkova pak më vonë me ekipin. Me dy golat që shënova, krijova një përshtypje akoma më të mirë. Të them të drejtën, më kanë pritur mjaft mirë, si stafi teknik ashtu edhe lojtarët. I vetmi problem për momentin është gjuha, e cila është shumë e vështirë për t'u kuptuar.

Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje në këto ditë të para?

Organizimi në klub ndryshon shumë, që nga infrastruk­tura, burimet njerëzore. Gjithçka është në vendin e vet, tamam klub europian i mirëstrukt­uruar deri në detaje. Një element mjaft pozitiv që unë kam parë këtu te klubi i ri është harmonia dhe politikat që ndjekin, duke iu dhënë shumë mundësi lojtarëve të rinj që të tregojnë veten. Është vetëm fillimi, por mbresat janë të mëdha. Jam i kënaqur që kam bërë këtë zgjedhje.

Ëndrra që kishit për të luajtur në një klub europian ju bë realitet, e për më tepër që u grumbullua­t në Kombëtare. Kujt ia dedikoni këtë sukses?

Mendoj se kam akoma për të arritur, ky ishte vetëm fillimi. Ua dedikoj gjithë atyre që besuan tek unë dhe që nuk dyshuan kurrë në aftësitë e mia. Të gjithë ata që kanë kontribuar që unë jam këtu, i përshëndes dhe i falënderoj.

Mendoni se do të arrini të përshtaten­i shpejt edhe në kampionati­n belg?

Duke parë nivelin këtu, kam shumë besim se do ta arrij të jem në nivele të larta. Shpresoj që të paktën të shënoj 15 gola.

Kontaktet me Kukësin vijoni t'i keni të shpeshta?

Jam në kontakt gjithmonë dhe flas vazhdimish­t me shokët dhe me drejtuesit e Kukësit. E kam thënë dhe më përpara, që është e pamundur të gjej si ata shokë në një ekip tjetër. Momenti i largimit ishte shumë i vështirë, pasi kam kaluar shumë situata të bukura, por dhe të trishtuara në ndonjë rast humbjeje me shokët. Gjithsesi, kur ikën për mirë, ndihmon klubin dhe veten, kështu që mendoj se ia vlen. Shokët kanë shumë besim që do të vazhdoj të shënoj dhe këtu në Belgjikë.

Pas largimit tuaj janë bërë shumë ndryshime...

Di që kanë marrë lojtarë cilësorë, por tani është e rëndësishm­e të përshtaten sa më shpejt me ekipin. Kam besim se do kalojnë në turin tjetër, sepse është diçka më se e mundur.

Gjithsesi, ende në klub, duke filluar nga drejtuesit dhe deri te kapiteni Shameti, mendojnë se iu duhet një Guri i dytë për të qenë "top"?

Po, më kanë thënë se e ndiejnë mungesën time dhe se e kanë të vështirë të gjejnë një si unë, por mendoj se do e gjejnë një tjetër sulmues të

mirë që të shënojë sa më shumë. Shameti gjithmonë ka pasur besim te cilësitë e mia dhe e ka thënë shumë kohë më përpara. Shokët dhe drejtuesit e Kukësit i kam mbështetje morale dhe i falënderoj shumë.

Jemi në një muaj ku vëmendja kryesore është te Botërori i Rusisë, mund ta dimë me cilën kombëtare bëni tifo?

Unë jam tifoz me Holandën dhe meqë kjo kombëtare nuk merr pjesë, simpatizoj Argjentinë­n e Mesit. Shpresoj që t'ia dalin të fitojnë Botërorin. Ndërsa, sa i përket Belgjikës, vendit ku do të po vijoj karrierën, mund të them se ka ekip shumë të mirë me emra të mëdhenj, të cilët do të tentojnë seriozisht të shpallen kampionë.

Së fundmi, keni një thirrje për moshatarët e tu që kërkojnë të luajnë në Europë?

Iu bëj thirrje të punojnë sa më shumë dhe mos t'i humbin shpresat dhe besimin në vetvete, sepse këta futbollist që luajnë këtu, nuk kanë asgjë më shumë se lojtarët tanë. Në Shqipëri ka me të vërtetë shumë lojtarë të mirë, por vetëm promovimi dhe fati iu ka munguar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania