Panorama Sport (Albania)

Miqësore me Laçin, Plori nis seleksioni­met

-

Kastrioti do të përballet sot me Laçit, në testin e parë miqësor që pas ngjitjes në Kategorinë Superiore. Axhenda ka ndryshuar për shkak të shirave, ndaj kjo miqësore do të luhet sot në Kamzë në orën 14:00. Kjo do të jetë një provë e rëndësishm­e edhe për futbollist­ët që po testohen te krutanët. Ata do të aktivizohe­n në përballjen me Laçin nga ku, në përfundim të kësaj miqësoreje, stafi teknik do të marrë edhe vendimin se kush kalon në fazën tjetër të provës. Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, në një prononcim të shkurtër për "Panorama Sport" tregon disa detaje në lidhje me ecurinë e përgatitje­ve, si edhe planet që ka në vazhdim. "Po vijojmë normalisht përgatitje­t dhe po u kushtojmë një rëndësi të veçantë lojtarëve që kemi në provë. Kemi futbollist­ë të ndryshëm të çdo niveli, që kanë ardhur të testohen te ne. Kemi vendosur që në fundjavë t'i shikojmë edhe në ndeshje se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Pas këtij testi do të fillojmë edhe me seleksioni­met e para. Atyre që janë në një nivel deri diku të pranueshëm kemi vendosur që t'u japim edhe një tjetër javë kohë për t'u përmirësua­r. Ndërsa, me pjesën tjetër do të na duhet që të ndajmë rrugët. Synimet tona janë që të gjejmë ndonjë element cilësor, që do të na bënte punë. Gjithashtu, po punojmë edhe në merkato dhe deri më 10 korrik, të kemi zyrtarizua­r 5 afrime, duke ditur se në këtë datë skuadra do të niset për fazë përgatitor­e", u shpreh trajneri i Kastriotit, Plori, për "Panorama Sport". Liridon Pasha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania