Panorama Sport (Albania)

omori-Onu mund të ris et ër një a ujdesi

-

Tomori do t'u japë fund pushimeve verore për këtë stinor dhe ditën e hënë pritet të zbresë në fushën e blertë për të nisur zyrtarisht nga puna për edicionin e ri futbollist­ik. Ajo që parashikoh­et është "projektimi" i një ekipi cilësor dhe konkurrues, megjithëse deri në këto momente nuk është lakuar ndonjë emër konkret. Drejtuesit kanë bërë me dije se shumë shpejt skuadra do të marrë formë, në mënyrë që futbollist­ët të kenë përpara kohën e mjaftueshm­e për t'u ambientuar me njëri-tjetrin. Stafi teknik i Tomorit është duke studiuar me kujdes çdo mundësi lëvizjeje, ku fokusi primar mbeten gjithnjë talentet e dalë nga shkolla vendëse. Megjithatë, disa kohë më parë drejtuesit e Tomorit janë shprehur hapur edhe për pëlqimin e tyre që kanë ndaj sulmuesit nigerian, Çinonso Onuh, ku një rikthim i mundshëm nuk do të refuzohej për asnjë mënyrë nga krerët e klubit. Diçka e tillë është thënë më përpara edhe nga vetë futbollist­i në fjalë, por që, me sa duket, ky i fundit nuk e di as vetë se çfarë ka firmosur mbi kontratë. Nga informacio­ne të sigurta mësohet se futbollist­i Onuh ka nënshkruar me Besën e Kavajës një kontratë me një vit e gjysmë, çka e bënë edhe totalisht të pamundur rikthimin e tij në Berat. Përpos dëshirës që 25-vjeçari ka për të riveshur edhe njëherë fanellën e Tomorit, diçka e tillë bëhet e parealizue­shme për shkak të ndonjë pakujdesie nga lojtari. Onuh ka zhvilluar relativish­t një fazë negative në radhët e Besës, ku përpos performanc­ës, ai u konsiderua edhe si një futbollist problemati­k me shokët e skuadrës. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania