Panorama Sport (Albania)

olonia lar oi Dimon, ! jid et a iteni i ri

!"senshahaj merr shiritin pas votimit të lojtarëve

-

Taulant Hysenshaha­j do të jetë kapiteni i ri i Apolonisë së Fierit, i zgjedhur me shumicë votash nga bashkëlojt­arët e skuadrës. Duket zgjedhja e duhur, nëse do të kemi parasysh që "Tao" është nga lojtarët aktualë me kohështrir­jen më të gjatë disavjeçar­e tek Apolonia, sezoni i gjashtë radhazi në këtë skuadër, teksa në 5 edicionet e fundit ka luajtur 7133 minuta në 78 ndeshje për bardhejesh­ilët. Zëvendëska­pitenë do të jenë dy lojtarë të tjerë me aq përvojë, si qendërmbro­jtësi Rudin Nako dhe portieri Endrit Çako, të cilët e kanë pranuar me sportivite­t të plotë dhe e kanë uruar kapitenin e ri. Në fjalën e tij të parë pas "gradimit", Hysenshaha­j nuk e fsheh emocionin e besimit të marrë nga shokët e skuadrës, duke u deklaruar se do japë mbi maksimumin e tij për të mirën e ekipit. "I falënderoj të gjithë shokët për besimin, duke u premtuar se do bëj më të mirën time për skuadrën. Unë jam një ndër ta, i barabartë me ta dhe të gjithë së bashku kemi një qëllim madhor: Apoloninë. Në planin personal, unë e shoh si obligim shiritin e kapitenit, si motivim për të kërkuar më shumë nga vetja, por e them sinqerisht që ndihem i barabartë me pjesën tjetër dhe nuk kam pikë egoizmi, përveç faktit që do përpiqem ta justifikoj këtë vlerësim, sigurisht me ndihmën e shokëve", thotë kapiteni i ri i Apolonisë, Taulant Hysenshaha­j. Gjatë viteve të fundit, shiritin e kapitenit te skuadra fierake e mbante Amarildo Dimo. Një prej lojtarëve të sezonit të kaluar që ka marrë kartonin nga klubi, është edhe qendërmbro­jtësi 24-vjeçar, Ergys Kuçi. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania