Panorama Sport (Albania)

Lojtarë kriminelë ë kanë trukuar ndeshje

Trajneri joka, më i aku uari për rënien e skuadrës

- ADMIR URUÇI

Mbledhja e djeshme e Asamblesë së Vllaznisë është shoqëruar me debate të ashpra dhe me tone të ngritura. Këshilltar­ët kanë akuzuar lojtarët, trajnerin Ernest Gjoka dhe ish- administra­torin Astrit Gjyrezi si shkaktarët e rënies së skuadrës në Kategorinë e Parë.

AKUZAT

Më i ashpri në akuzat e tij ka qenë këshilltar­i Gjergj Sokoli, i cili ndër të tjera ka deklaruar: "E turpshme dhe e pafalshme ajo që bëri trajneri Ernest Gjoka që u largua nga skuadra dy javë nga fundi. Bëri denoncim në prokurori se e kishin kërcënuar, ndërsa mendoj se ai duhet të ishte sot në burg. Ndeshja me Kamzën ishte e turpshme. Trajneri Gjoka është përgjegjës­i kryesor për rënien e skuadrës në Kat- egorinë e Parë. Këta lojtarë kriminelë që kanë bërë trukime. Kur ishte Armir Grima në klub rroga e trajnerit ishte 400 mijë lekë të vjetër në muaj, ndërsa tani shkoi në disa milionë", deklaroi ndër të tjera i revoltuar këshilltar­i Sokoli. Më tej, e ka marrë fjalën këshilltar­i tjetër, Gëzim Galiçi, i cili ka thënë: "Problemi i Vllaznisë është menaxheria­l. Bordi ka pasur përgjegjës­i për këtë deficit. Edhe kryetarja e Bashkisë nuk mund të largohet nga ky deficit. Administra­tori dhe trajneri kanë qenë fajtorët kryesorë të rënies së skuadrës në Kategorinë e Parë. Iniciativa për privatizim­in e klubit është e pritshme nga ne. Nëse ka ndonjë strategji për financat, të shprehet. Vendimmarr­jet për buxhetin e lojtarëve nga kush janë bërë. Ishin më shumë 7 lojtarë me mbi 3 milionë lekë të vjetër rrogë". Ndërsa, këshilltar­i Fatlum Nurja, ka "gozhduar" bordin e klubit Vllaznia. Ai kërkoi llogari se pse klubi ka çdo vit 400 milionë lekë borxhe dhe pse është kërkuar çdo 6 muaj rritje e buxhetit? Pse nuk janë paguar sigurimet e futbollist­ëve, duke i mbajtur në të zezë ishin disa pyetje të tij. Në lidhje me detyrimet që janë shtuar për shkak të mosshlyerj­es së tatim-taksave, kryetari i Bordit, Shpëtim Quku tha: "Ka pasur një lloj boshllëku edhe interpreta­tiv të ligjeve. Sipas ligjit të Sportit dhe FSHF që janë bërë kontrata më parë, merrej vetëm tatimi mbi të ardhurat. Raporti i tatimeve është ankimuar dhe jemi në proces gjyqësor. Duhet të zbritet 40- 50 për qind të vlerës. Ndërsa, të ardhurat nga biletat janë të lidhura me performanc­ën e ekipit".

 ??  ?? Presidenti i klubit të Superligës rumune, Botoshani ka prezantuar dje mesfushori­n kuçovar që mbylli sezonin me Lushnjën, Enriko Papa. Ashtu siç kishte paralajmër­uar "Panorama Sport", fantazisti ka firmosur për 1 vit dhe do të përfitojë 30 mijë euro.
Presidenti i klubit të Superligës rumune, Botoshani ka prezantuar dje mesfushori­n kuçovar që mbylli sezonin me Lushnjën, Enriko Papa. Ashtu siç kishte paralajmër­uar "Panorama Sport", fantazisti ka firmosur për 1 vit dhe do të përfitojë 30 mijë euro.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania