Panorama Sport (Albania)

Imami firmos me Tiranën: Realizova një ëndërr

"U thashë direkt 'po' drejtuesve. Ndryshova ambient, pasi te Kukësi s'po ndihesha i vlerësuar"

- ADELA MERKO

Tirana siguron shër bimet e Eni Imamit. Tashmë është zyrtare, pasi 25-vjeçari dje ka firmosur edhe kontratën. Ai ka nënshkruar për dy vitet e ardhshme dhe mësohet se do të përfitojë mbi 2 mijë euro në muaj. Kjo është blerja e dytë për bardheblut­ë në këtë periudhë merkatoje (i pari ishte sulmuesi Dejan Blazhevski), por jo i fundit. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", lojtari i linjës së majtë, që fare mirë mund të përshtatej edhe në qendër, rrëfen se nuk ishte e vështirë që t'u thoshte "PO" kryeqyteta­sve. Pasi ka fituar gjithçka te Kukësi, tashmë hapur e thotë që veç Europës, ëndërron që bashkë me të, të vijë edhe titulli i munguar në kryeqytet.

Pas Dinamos e Kukësit, tashmë Imami vishet bardheblu. I lumtur për këtë transferim?

Sigurisht që po, e kam ëndërruar që herët që një ditë të isha pjesë e Tiranës. Që fëmijë i kam ndjekur me emocione të forta në stadium ndeshjet mes Tiranës e Dinamos apo ato me Partizanin. Shpeshherë pyesja veten: "Kur do bëhem pjesë e Tiranës?". Fati donte që të ndodhte pikërisht tani dhe në moshën më perfekte.

Keni qenë tifoz i Tiranës në fëmijëri?

Të them të drejtën, jam pak i ndarë. Dihet që një pjesë e imja i përket Dinamos, pasi nga ajo akademi kam dalë. Por, Tirana ka një tifozëri që të bën për vete.

Pasi keni fituar gjithçka te Kukësi, çfarë synoni prej Tiranës?

Minimumi është Europa,

por sigurisht që pretendime­t janë për titullin. Shpresoj që bashkë me mua, te Tirana të rikthehet edhe trofeu i munguar prej gati një dekade. Në planin personal pastaj, shpresoj më shumë minuta.

Ishte e vështirë që të zgjidhnit Tiranën?

Të them të drejtën nuk ishte fare. Në momentin e parë që më kanë kontaktuar drejtuesit, nuk doja as që të mendohesha. Madje, direkt u thashë "kur do firmosin?".

Në ekip gjen edhe disa miq të vjetër, a do t'ua bëjë më të lehtë përshtatje­n ky fakt?

Absolutish­t po. Kudo që kam qenë, kam pasur miq, pasi nuk jam as tip që krijoj probleme. Mendoj që ky fakt do të më ndihmoj.

Ndarja me Kukësin nuk ishte fort paqësore...

E vërtetë, por kjo tashmë i përket të shkuarës. Kishte ardhur momenti pas më shumë se dy vitesh që të ndryshoja ekip, pasi nuk po e shikoja veten të vlerësuar aq sa duhet.

Financiari­sht, pasi kjo është raportuar edhe në media?

Jo, nuk është kjo. Këtë e rregulluam në janar. Por, shihja

që nuk po vlerësohes­ha për atë që po jepja, ndaj doja një ndryshim. Shpresoj që kjo të jetë zgjedhja perfekte.

Çfarë mendoni se i duhet ekipit tuaj të ri, që të rikthehet në maja?

Shpresoj vetëm që të rikthehen tifozët dhe të harrohet gjithçka. Ata janë lojtari i 12- të dhe me ta në krahë mund të rikthehet Tirana e madhe. Mendoj se vetëm kjo i ka munguar Tiranës, pasi lojërat e mira e kanë shoqëruar kurdoherë. Kujtoj Superkupën, kur unë luaja me Kukësin dhe na mposhtën bardheblut­ë. Në fushë nuk

kuptohej se kush ishte kampionia dhe kush ishte skuadra që kishte rënë nga kategoria.

Vini si "xhol" te Tirana, megjithatë mund të na rrëfeni se cili është roli i parapëlqye­r i Enit?

Të them të drejtën kjo puna e "xholit" më pëlqen. Ku ma më mirë sesa të luash në disa pozicione. Por, të tregohem i sinqertë, si mbrojtës i majtë, ndihem disi më komod. Gjithsesi, vendimin le t'ia lëmë trajnerit.

Nga Milinkoviç e Pakult, tashmë vjen Ze Maria. A është komode të punosh me

trajnerë të huaj?

Nuk përbën problem për mua kombësia e trajnerit. Gjithsesi, po e pres me shumë interes bashkëpuni­min me trajnerin e Tiranës, pasi ka një emër shumë të madh. Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për Ze Marian, pastaj edhe vetë e kam parë që është një trajner me vlera. E kam ndjekur që kur ka luajtur futboll dhe tashmë do të kem fatin të jem nën urdhrat e tij.

Na ndan vetëm javë larg startit të përgatitje­ve, a jeni gati?

Jam më shumë se gati për të nisur këtë aventurë të re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania