Panorama Sport (Albania)

Lushnja nesër në fushë, Gjyla: Nuk do kthehemi në autoshkoll­ë

Trajneri: Do afrojmë lojtarë që të garantojnë ngjitjen

-

Lushnja u jep fund pushimeve për të nisur përgatitje­t në kuadrin e sezonit të ri. Trajneri Gjyla tregon për "Panorama Sport" Lushnjën që do të zbresë në fushë. "Ju falënderoj sepse kjo është edhe njëfarë lajmërimi që mund t'iu bëjmë futbollist­ëve. Kemi pak probleme me Kampionati­n Botëror. Do të shikojmë, do të sakrifikoj­më edhe ne, edhe sportistët për orarin. Siç e kam thënë në fillim, kemi pasur pushime aktive. Bashkë me stafin kemi parë disa futbollist­ë dhe kemi dhënë mendime dhe kemi diskutuar për grupin. Them që për kontakte është shpejt për të thënë, por kemi hedhur idenë. Megjithatë, në datën 2 korrik do të fillojmë stërvitjen. Pa diskutim janë të ftuar të gjithë ata futbollist­ë lushnjarë që luajnë nëpër rrethe. Kjo nuk do të thotë që "u bë deti kos". Rruga është e hapur sepse patjetër që skuadra duhet të ketë konkurrenc­ë. Unë mendoj se një skuadër që pretendon të hyjë në Superiore, nuk mund të jetë një skuadër prove. Ne nuk jemi një ekip i ngritur rishtas. Unë bashkë me kolegët e mi jemi trajnerë të ekipit të parë, të Lushnjës, që ka kaq vite që luan futboll. Një skuadër që pretendon për të hyjë në Superiore, ka kohë për provë?! Ne nuk duam lojtarë prove. Duam lojtarë për të bërë grupin për të futur Lushnjën në Superiore. Ku është dëgjuar që një ekip si Lushnja i Kategorisë së Parë, pretendent­e për të kaluar në Kategorinë Superiore të marrë lojtarë që t'i provojë? Kam kohë të provoj unë?! Unë bëj stërvitje për të futur Lushnjën në Superiore, nuk bëj prova. Lushnja nuk është bankëprovë", është shprehur Gjyla. A.Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania