Panorama Sport (Albania)

Rrëzimi nga kategoria, Tirana e Vllaznia rekord në Europë

Ekipet që e bënë dramë, kuqeblutë në vend të dytë

- OLSI TUJANI

Ngjitja në kategori elitare është festë për disa klube. Kjo për vetë historikun e tyre, që nuk iu ka dhënë shpesh raste për ta përjetuar nivelin maksimal të vendit ku bëjnë pjesë. Mirëpo, ka edhe të tjera raste, kur disfata e një sezoni, është vetëm rastësi dhe rënia nga kategoria, nuk e zhbën historinë e lavdishme. Në një vëzhgim mes kampionate­ve europiane, Tirana është skuadra më e titulluar që u ngjit, ndërkohë që Vllaznia është e dyta për nga numri i titujve, në mes të ekipeve që "e bënë dramë" me rënien nga kategoria.

NGJITJA - Tirana luajti për herë të parë në kategorinë inferiore dhe e siguroi ngjitjen menjëherë në sezonin pasardhës. E në listën e skuadrave që u ngjitën në kategori, skuadra kryeqyteta­se është më e titulluara. Ndonëse titulli i fundit i fituar është në vitin 2008-' 09, bardheblut­ë kanë 24 trofe në kampionati­n ku po rikthehen, në të cilin kanë bërë histori të lavdishme ndër dekada. Hapoel tel Aviv, Nurnberg apo Aris, janë të tjera klube me histori që kanë siguruar ngjitjen në kategori. Nga kampionati maqedonas, ekipi që siguron ngjitjen në elitë, është Makedonija. Kjo skuadër do të jetë pikërisht kundërshta­ri i Partizanit në kualifikue­set e vlefshme për Europa Ligën.

RËNIA - Vllaznia përsëriti dramën e Tiranës. Nëse një vit më parë, shpëtuan pikërisht nën finalen me bardheblut­ë, këtë herë, as goleada në Korçë ndaj Skënderbeu­t, nuk i mjaftoi për të qëndruar në elitë. Në krahasim me të tjera skuadra europiane që ranë gjithashtu nga kategoria, shkodranët renditen në vend të dytë për nga numri i titujve. Për të ardhur keq që nëntë tituj të jenë në kategorinë inferiore dhe që qyteti sportdashë­s i Shkodrës, të mos përfaqësoh­et në elitë. Në vend për parë, për numrin e titujve kampion, është Akranes e kampionati­t islandez. Ndër ekipet që ranë nga kategoria, skuadra e Hamburgut e shënon emrin për herë të parë në Bundesligë­n e dytë gjermane. Ekipi i Mërgim Mavrajt, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, ra për herë të parë në historinë e vet nga Bundesliga 1. Një sezon me luhatje që në fillim dhe në pjesën e dytë, u bë i pazakontë, për vetë vendimet e drejtuesve që ndëshkuan disa lojtarë pa shkas (mes tyre edhe Mavraj). Në tabelat e mëposhtme ka edhe skuadra që siguruan ngjitjen në sezonin pasardhës apo edhe skuadrat që ranë nga kategoria pas vetëm një sezoni.

 ??  ?? Moment nga përballja në Kupën e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë
Moment nga përballja në Kupën e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania