Panorama Sport (Albania)

Shkodra: Kalon Kukësi, Champions është si ëndërr

“Sulmit i duhet pak punë, për të ardhmen nuk kam menduar”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi do të luajë ndaj Valetës në Ligën e Kampioneve. Pavarësish­t se për shumë lojtarë të skuadrës është hera e dytë që do të luajnë në këtë kompeticio­n, për Donjet Shkodrën është prezenca e parë. Në një intervistë për "Panorama Sport", kosovari kërkon që ekipi i tij të arrijë maksimumin. Prezenca në të tilla kompeticio­ne është vitrinë për çdo futbollist, ndaj secili lojtar jep maksimumin. Sa u përket prurjeve të reja, ai thotë se atyre u duhet pak më tepër kohë për t'u përshtatur, ndërsa nuk i druhet aspak konkurrenc­ës.

Donjet, Kukësi ka qenë shumë aktiv në merkato ku ka afruar plot 12 lojtarë deri tani, çfarë pritshmëri­sh keni ndaj tyre?

Kanë ikur shumë lojtarë të rëndësishë­m në ekipin tonë dhe kanë ardhur shumë të tjerë. Do të shikojmë ndeshjet e radhës si do paraqiten prurjet e reja. Në stërvitje duken mirë deri tani, kështu që të presim ndeshjet. Natyrisht, për çdo lojtar që afrohet te Kukësi, pritshmëri­të janë të mëdha. I druheni konkurrenc­ës? Jo, aspak, pa konkurrenc­ë nuk ka futboll. Po t'i isha frikësuar konkurrenc­ës, nuk do isha bërë futbollist.

Hera e parë për ju që do të luani në Ligën e Kampioneve, keni emocione dhe si ju duket?

Po, normalisht që Champions-i është një ëndërr për çdo lojtar. Ende nuk kam emocione, por ndoshta me kohën do të vijnë, por si profesioni­st do di si t'i përballoj.

Për ju si futbollist që synoni të shkoni larg, Liga e Kampioneve është një mundësi për të kaluar në Europë. Besoni te një mundësi e tillë?

Patjetër, çdo futbollist që përfaqëson ekipin e tij së pari jep maksimumin për të arritur objektivat. Pastaj, sa më mirë të luash në këtë kompeticio­n, aq më mirë është në aspektin personal, pasi takime të tilla ndiqen nga shumë menaxherë klubesh.

Luani ndaj kampiones së Maltës, ju favorizoi shorti dhe a jeni në avantazh që ndeshjen e parë e luani në shtëpi me Valetën?

Ndeshja e parë është në shtëpi dhe mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm, njëkohësis­ht që të tentojmë të

shënojmë gol dhe mos të pësojmë. Sa për shortin, kushdo ekip që do na binte, do ishte po shumë i fortë, pasi bëhet fjalë për ekipet kampione të çdo vendi. Do japim maksimumin për të arritur kualifikim­in.

Do tentoni ta mbyllni që

në takimin e parë kualifikim­in?

Është mirë që luajmë ndeshjen e parë në shtëpi, pasi nëse marrim një rezultat të mirë, do ishte avantazh për ne. Valeta ka një ekip të mirë, mendoj që nuk do jetë një mision i lehtë.

Keni zhvilluar 3 miqësore, është kolauduar ekipi?

Kemi shumë lojtarë të rinj dhe mendoj që nevojitet akoma kohë, derisa të jetë kolauduar ekipi sepse kemi bërë të gjitha ndeshjet me më shumë se 60 për qind lojtarë të rinj në fushë.

Cilat kanë qenë pikat e

dobëta dhe të forta të ekipit në këto tre takime, i keni evidentuar?

Meqenëse linja e sulmit është ndryshuar pothuajse 80 për qind, mendoj që kjo ka qenë pika që do i nevojitet akoma kohë derisa të jetë përshtatur me ekipin.

Duke qenë se ju mbaron kontrata pas Kupave të Europës, çfarë mendoni për të ardhmen tuaj, do qëndroni sërish te Kukësi?

Nuk e kam menduar akoma, pasi kërkoj të arrij objektivat me ekipin. Jam këtu maksimalis­ht i përqendrua­r dhe më pas të shohim si do shkojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania