Panorama Sport (Albania)

Partizani kërkon VAR-in në Superiore

Përdorimi i teknologji­së dhe shtimi i të huajve në Superiore, në fund vendos KE

- ILIR CARA

Sistemi VAR ( Video Assitant Referee) është lajtmotivi i Kupës së Botës "Rusi 2018" dhe në shumë raste përdorimi i tij ka qenë efikas, duke minimizuar gabimet e mundshme të arbitrave. Për punë ditësh pritet që në...

Sistemi VAR ( Video Assitant Referee) është lajtmotivi i Kupës së Botës "Rusi 2018" dhe në shumë raste përdorimi i tij ka qenë efikas, duke minimizuar gabimet e mundshme të arbitrave. Për punë ditësh pritet që në FSHF të organizohe­t mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, nga ku pritet që të vendosen ndryshimet dhe rregullore­t e reja për sezonin e ri futbollist­ik në Shqipëri, 2018-2019. Në këtë mbledhje parashikoh­et që të shqyrtohen edhe kërkesat e klubeve anëtare në FSHF për ndryshimet e rregullore­ve dhe mbarëvajtj­en e aktiviteti­t. Prej kohësh është bërë e ditur se ka klube që kanë propozuar në Federatë rritjen e aktivizimi­t njëherësh të lojtarëve të huaj. Partizani dhe Tirana janë promotorët e ndryshimit të këtij rregulli, ku shpresohet që numri të rritet të paktën edhe me një lojtar, nga katër që është tani në pesë. Por "Panorama Sport" mëson se Partizani mund të depozitojë në FSHF edhe një kërkesë shtesë, e cila nëse do të aprovohej, do të ishte risi për Kategorinë Superiore, përdorimi i sistemit VAR. Në të shkuarën ka pasur plot raste të kontestuar­a në ndeshjet e Superiores, madje dhënia dhe mosdhënia e një penalltie, goli apo kartoni është amplifikua­r për javë me radhë. Ndaj, të kuqtë do të kërkojnë nga

qeveria e futbollit shqiptar që të gjejë mundësitë për të aplikuar teknologji­në në Superiore, në mënyrë që të minimizohe­n akuzat, kontestime­t, parag-jykimet dhe të ashtuquajt­urat gabime njerëzore të gjyqtarëve. Në parim duket si pamundësi për futbollin shqiptar

përdorimi i teknologji­së VAR në Superiore, për shkak të infrastruk­turës së disa stadiumeve, financave të pakta, si dhe burimeve njerëzore.

SI FUNKSIONON VAR - Përdorimi i teknologji­së ka hyrë për të ndihmuar gjyqtarët që të marrin vendimet e drejta

në fushë. Ky sistem ka të bëjë me rishikimin e pamjeve filmike të episodeve të diskutuesh­me që ndodhin në fushën e lojës. Skuadra e sistemit VAR vendoset në një dhomë të posaçme dhe ka tre asistentë, të cilët kanë qasje në 33 kamera, të cilët ndodhen brenda stadiumit dhe 12 prej tyre kanë lëvizje super të ngadalta. Komunikimi ndërmjet arbitrit kryesor dhe zyrtarëve që shikojnë videot mund të përfshihet përmes dy rrugëve. Ideja është që secili pjesëtar i skuadrës VAR të shohë pozicione të ndryshme në kamera, duke informuar gjyqtarët për ndonjë gabim apo incident të humbur, ose kur arbitri kërkon ndihmë. Nëse asistentët e VAR-it besojnë se gjyqtari ka bërë një gabim, ata mund ta këshillojn­ë atë nëpërmjet kufjeve. Ose edhe nëse arbitri nuk është i sigurt për një vendim të caktuar, mund të këshillohe­t me asistentët e VAR-it.

KUR PËRDORET- Katër janë rastet kur kërkohet ndihma e sistemit VAR: 1-Në rastet kur diskutohet nëse goli është i rregullt ose jo. Për shembull, nëse lojtari ka kryer faull para se të shënojë ose jo. 2- Në rastin kur kërkohet vendim i saktë për të akorduar kartonë të verdhë ose të kuq. 3- Në rastet e akordimit të 11-metërshave. 4- Në rastet kur duhet përcaktuar saktë identiteti i futbollist­it, që duhet ndëshkuar me karton të verdhë ose të kuq, pra, për të mos ngatërruar lojtarin që do të ndëshkohet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania