Panorama Sport (Albania)

Ramos: Shpresoj të mos jetë fundi i një cikli

“Uroj që mundimi të jetë parë, tentuam në çdo mënyrë”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Dukej e pabesueshm­e (ndoshta jo edhe aq shumë), por është e vërtetë: Spanja është eliminuar nga Rusia, vendi organizato­r, në 1/8-at e Kupës së Botës. Pas 120 minutave ku skuadrat u ndanë në barazim 1-1, ishin llogaritë e penalltive, ato që vendosën se kush do të kalonte në çerekfinal­e. Dhe fati u buzëqeshi rusëve. U kritikuan që përpara nisjes së turneut: që pas shkarkimit të Hulen Lopeteguit, i cili nisi një aventurë të re me Realin e Madridit, jo shumë përpara nisjes së skuadrës për në Rusi, pati shumë mosbesues. Të lënë "jetimë" nga trajneri i tyre që i udhëhoqi me gola dhe paraqitje në kompeticio­n (deri në atë moment shiheshin si favoritë), emërimi i Fernando Hierros shfaqi dyshimet e para.

FLET RAMOS - Pas ndeshjes, në zonën mikse, kapiteni Sergio Ramos pranoi të fliste për gazetarët prezentë, megjithëse shumë i mërzitur nga disfata e përfaqësue­ses së tij. Ashtu si e gjithë skuadra spanjolle. "Jemi shumë të zhgënjyer, - u shpreh qendërmbro­jtësi i Real Madridit. - Ky është një nga momentet më të vështirë të jetës sime. Por, janë gjëra që ndodhin. Ndihem krenar që jam spanjoll. Ishte një ndeshje e vështirë: dominuam, patëm mundësi për të fituar, por nuk arritëm të shfrytëzon­im rastet e krijuara. Të gjithë ëndërronim të ngrinim trofeun. Gjithsesi, jam krenar për shokët e mi, krenar për kombëtaren dhe shpresoj që edhe tifozët në stadium dhe në Spanjë ta kenë parë se u munduam me të gjitha mënyrat për të fituar".

"JEMI SOLIDË" - Në fund, Ramos e mbylli me një "urim" për kombëtaren, tek i cili

shpreson i gjithë kombi iberik. "Shpresoj të mos ky jetë fundi i një gjenerate, i një cikli, pasi kemi një skuadër solide mbi të cilën mund të punojmë. Shpresoj të kemi ende mundësi të fitojmë kompeticio­ne madhore dhe të bëjmë të mundur që tifozët të ndihen krenarë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania