Panorama Sport (Albania)

Statistika

-

* Ajo e djeshmja ishte dita e dytë gjatë zhvillimit të një Kupe Bote, në të cilën shihen dy ndeshje që të përfundojn­ë me penallti. Diçka e tillë nuk ndodhte që prej Botërorit të vitit 1986 (21 qershor), kur ishin Francë-Brazil dhe MeksikëGje­rmani që gjenin rrugën ose eliminimin, pas lotarisë së penalltive. * Kroacia kualifikoh­et për herë të parë në çerekfinal­et e një Botërori, pas turneut të vitit 1998, të cilin e mbylli në vend të tretë. * Danimarka ka humbur në dy nga tre rastet, në të cilat i është dashur që të kërkojë kualifikim­in nga pika e penalltive. Pas mbrëmjes së djeshme, të njëjtin fat e pati edhe në "Euro 1984" kundër Spanjës. Ndërkohë, e vetmja fitore ka qenë kundër Holandës në "Euro 1992", turne nga i cili në fund dolën me trofeun. * Mario Manxukiç ka shënuar golin e tretë në një Botëror (dy të realizuar në 2014-ën). Vetëm Davor Shuker (gjashtë) ka bërë më mirë sesa bashkatdhe­tarët e juventinit. * Si Kroacisë ashtu dhe Danimarkës u është dashur të përballen me kohën shtesë në një Botëror, për herë të parë. * Goli i Matias Jorgensen (57 sekonda lojë) është më i shpejti i historisë së Danimarkës në një Botëror.

* Kjo është vetëm ndeshja e dytë e historisë së një Kupe Bote, në të cilën të dyja skuadrat arrijnë që të shënojnë brenda 4 minutave të para të lojës. E para ka qenë Argjentinë­Nigeri, në qershor 2014. * 1 korriku është data që garanton më shumë ndeshje të zgjedhura nga penalltitë në një Botëror, saktësisht 6 herë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania