Panorama Sport (Albania)

Subasiç ul “qepenin” dhe dërgon Kroacinë në çerekfinal­e

Ndali Modriçin, por Shmajkëll s'i mjafton Danimarkës

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nëse Spanja nuk i mbijetoi "ruletës ruse" të penalltive, këtë di ta bëjë shumë mirë Kroacia, e cila pas 120 minutave në barazim 1-1, rezultat i vendosur pas vetëm 4 minutash lojë, në fund bën festë, edhe pse Luka Modriç mund ta kishte mbyllur me më pak vuajtje, por gabon nga pika e bardhë në minutën e 114-të, ndonëse arrin që të shlyejë gabimin në serinë e goditjeve finale. Gjithsesi, Danimarka del me kokën lart nga ky Botëror, pasi i trembi jo pak ballkanasi­t e tradhtuar nga ylli i saj, Kristian Eriksen, i cili gabon që në tentativën e parë. Ndërkohë, ata që dhuruan spektakël gjatë 120 minutave dhe më tej ishin dy portierët, Subasiç dhe Shmajkëll. Tani Kroacinë e pret në çerekfinal­e Rusia organizato­re.

4‘ FISHEKZJAR­RË - Mjafton minuta e parë dhe Danimarka me shumë vrull dhe fat kalon në avantazh. Delanej dërgon menjëherë një top në zonë dhe Jorgensen tregohet i zoti që mes trafikut të këmbëve të shumë kroatëve, të godasë në rrjetë me shumë fat. Por gjithçka duhet të rinisë nga e para për danezët, sepse tri minuta më vonë Manxukiç barazon në 1-1 dhe kaq mjafton për pjesën e parë. Në fraksionin e dytë danezët hedhin në fushë Shonen, i cili tremb jo pak në zonën e Subasiç, por goditjet e tij nga distanca nuk kanë saktësinë e duhur. Me kalimin e minutave, ritmi bie në nivele minimale dhe shkohet në shtesë.

EMOCIONE FINALE - Në shtesë nuk ndodh asgjë deri në minutën e 114-të, kur Rebiç i lëshuar drejt portës rivale, sheh të shtrihet në zonë nga Jorgensen. Penalltia është e qartë si kristali, por nga pika e bardhë, Modriç, autori i asistit magjik për shokun e ekipit, gabon dhe Shmajkëll i ri bëhet hero përpara syve të babait të tij, portieri legjendar të Mançester Junajtid, Peter Shmajkëll. Kaq mjafton që të shkohet në lotarinë e penalltive me portierët protagonis­të (Sebasiç pret tre, Shmajkëll dy 11- metërsha), por në fund diferencën e bën Rakitiç, në goditjen e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania