Panorama Sport (Albania)

Mjeshtri i penalltive, por edhe i golave spektakola­rë

-

Danijel Subasiç, heroi i Kroacisë, siç e bekoi edhe trajneri i tij, Zlatko Daliç. Gati perfekt në mbrëmjen e djeshme, duke ndalur 3 nga pesë goditjet e penalltive që erdhën drejt portës së tij, edhe pse diçka e tillë nuk është e re në karrierën e kroatit. Me "shfaqjen" personale që ai realizoi natën e djeshme kundër Danimarkës, 33vjeçari është portieri i dytë në historinë e një ndeshjeje Botërori që duhet të zgjidhet nga pika e bardhë, që arrin të ndalë tri goditje. I vetmi që kishte mundur ta bënte diçka të tillë më parë, ka qenë ish-portieri i Kombëtares së Portugalis­ë, Eduardo, i cili në Kupën e Botës 2006, të zhvilluar në Gjermani, frenoi tri tentativa të rivalëve anglezë dhe kualifikoi ekipin e tij për më tej. Fama e tij për intuitën që ka nga distanca e shkurtër dhe mbi të gjitha nga 11 metrat është e njohur prej kohësh, duke qenë se ai renditet mes pesë të parëve në Europë, teksa numëron 16 penallti të ndaluara nga 40 që ka marrë kundër (40 për qind saktësi). Por mbrojtësi ekstrem që aktivizohe­t për francezët e Monakos, që prej vitit 2012, madje duke

preferuar klubin nga principata edhe pse ishte në kategorinë e dytë, njihet edhe për këmbët e tij "të kuruara". Më 24 maj 2012, teksa kishte vetëm pak muaj që luante për Monakon ( francezët e blenë në janar 2012 nga Hajduk Spliti) vendosi që të prezantohe­j në mënyrën më të mirë te tifozëria e tij e re. Në minutën e 57-të, në

mënyrë surprizë, ai mori përsipër ekzekutimi­n e një goditjeje dënimi në hyrje të zonës. Monako luante në transfertë ndaj Bulonjë dhe rezultati i ngrirë në shifrat 1-1 zhbllokohe­t nga Subasiç me një goditje dënimi perfekte dhe kjo "perlë" do të mjaftonte që skuadra nga principata të dilte me tri pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania