Panorama Sport (Albania)

Anglia s'mund ta shpërdoroj­ë këtë shans

- Nga MAJKËLL OUEN

ne u përballëm me Brazilin në çerekfinal­en e 2002shit, kishte një ndjesi të vërtetë mes lojtarëve se ky mund të ishte momenti ynë. Po hapej një rrugë drejt finales. E dinim që do përballesh­im me fituesit e SenegalTur­qi, e dinim që mund t'i mundnim të dyja dhe në gjysmëfina­len tjetër do të ishte Gjermania, që e kishim mundur 51 një vit më parë dhe Koreja e Jugut. Sikur ta kishim kaluar Brazilin! Sikur! Kjo është një nga pengjet që më ka shoqëruar gjatë karrierës aime me kombëtaren. Ne ishim bërë për të luajtur me skemën 3-5-2, me Bekhamin dhe Eshli Kolin si mesfushorë krahu. Tani shoh skuadrën që luan me të njëjtin sistem. Dhe jam me të vërtetë i emocionuar për ne. Ta shohësh Anglinë të luajë ka qenë një detyrë, por goxha e papëlqyesh­me për vite. Unë shoh tani të hapet një rrugë për Anglinë deri në gjysmëfina­le. Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj Kolumbisë, që është një skuadër shumë e mirë me disa lojtarë që i njohim shumë mirë si: Falkao, Kuadrado, Hames (nëse ia del) apo Sançez, por edhe emra të njohur si Kuintero i Portos në mesfushën ofensive apo Jerri Mina i Barçës, i cili është shumë i rrezikshëm në goditjet standarde. Kanë kaluar ditët, kur publiku anglez i nënvlerëso­nte kërcënimet nga skuadra si Kolumbia. E tillë duhet të jetë edhe për Suedinë dhe Zvicrën. Por unë shoh një rrugë në gjysmëfina­le, duke qenë se shmangim superfuqit­ë e botës. Dhe duke thënë këtë, nuk jam as arrogant dhe as mendjemadh. Ndoshta po thonë të njëjtën gjë në Kolumbi, Suedi dhe Zvicër. Por unë doja t'u thosha Kejnit, Dele Alit, Sterlingut dhe pjesës tjetër të skuadrës: rrëmbeheni këtë shans! Mos jetoni me pengje! Disa prej këtyre lojtarëve, ashtu si trioja që përmenda, ndoshta do të kenë shansin për të luajtur në një tjetër Botëror. Por nuk i dihet asnjëherë. Për shumë të tjerë nuk do të ketë një tjetër shans për të luajtur në një turne, që luhet njëherë në 4 vite. Dhe me siguri që nuk do të ketë përsëri një short më të favorshëm sesa ky. Ata po luajnë me vetëbesim dhe stil. Nxirreni atë përsëri ndaj Kolumbisë! Anglia ka një shans të madh përpara. Unë kam shumë pengje pas, por kjo skuadër ka shansin që javën e ardhshme të sigurohet që të mos jetojë me pengje, kur të lënë futbollin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania