Panorama Sport (Albania)

Kejn: Shënoj në çdo ndeshje

Dele Ali, gati edhe për penalltitë: Stërvitemi prej shumë kohësh për to

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kapiteni Herri Kejn premton t'i japë fund mallkimit të Anglisë në Kupën e Botës në ndeshjet me eliminim direkt dhe të fitojë bindshëm ndaj Kolumbisë nesër në Moskë në 1/8-at, një sukses që "Tre Luanët" nuk e arrijnë në 12 vitet e fundit. Anglia nuk fiton një ndeshje me eliminim direkt prej Botërorit "Gjermani 2006", por Kejn, ende numri 1 në garën për "Këpucën e Artë" ( 5 gola të shënuar), thotë se yjet e rinj të ishullorëv­e mund të nisin një epokë të re pas dështimeve në vitet e fundit. OPTIMIZMI

"Ky është momenti i së vërtetës. Objektivi është të shpallemi kampionë. Vetëbesimi im ka prekur qiellin. Ndiej sikur do të shënoj në çdo ndeshje këtë Botëror. Kolumbia është një skuadër e fortë dhe ata kanë disa lojtarë të shkëlqyer, prandaj ne duhet të jemi gati për këtë. Kemi bërë një start të shkëlqyer. Por kjo është një garë që rëndësi ka fundi. Ky është një turne i ri dhe ne jemi të përqendrua­r për të gjetur një mënyrë për të fituar. Janë orë të tëra pune teknike dhe taktike për ndeshje të mëdha si këto. Tani do të ketë pak më shumë presion mbi ne, por është e rëndësishm­e që ne të kemi mentalitet­in për të qenë të qetë në këto situata dhe të vazhdojmë ta shijojmë", tha 24-vjeçari. PENALLTITË

Ndërsa Dele Ali këmbëngul se Anglia është gati edhe për penalltitë nëse fati do t'ua vendosë përballë. "Tre Luanët" kanë humbur 6 nga 7 "ruletat" e fundit, në të cilat kanë marrë pjesë. Por trajneri Garet Sauthgejt, i cili humbi penalltinë vendimtare në gjysmëfina­len e "Euro 1996" kundër Gjermanisë, ka nisur ta përgatisë skuadrën për to prej muajsh, madje improvizon gjithçka që nga përqafimi i lojtarëve në mesfushë deri te pika e bardhë. Edhe psikologia ka bërë punën e saj. Ajo i ka instruktua­r lojtarët që të festojnë pas çdo penalltie të shënuar dhe të përqafojnë ata që do të tregohen të pasaktë. Në këtë mënyrë grupi do të mbetej i bashkuar deri në fund. Ndërsa drejtori teknik i FAsë ka përgatitur edhe një dosier kërkimesh për të ndihmuar lojtarët. "Po stërvitemi shumë për penalltitë. Të gjithë, jo vetëm ata që i marrin ato përsipër. Unë jam gati të godas një prej tyre dhe ndihmoj skuadrën. Kam besim te vetja dhe pastaj çfarë të jetë e shkruar", tha Dele Ali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania