Panorama Sport (Albania)

Asnjë ekip më i organizuar se Brazili, Meksika nuk të tremb

- Nga ROBERTO KARLOS

razili është favoriti më i madh për të fituar këtë Botëror dhe çdo ditë që kalon, e mendoj këtë. Nuk e them sepse është vendi im, por sepse nuk shoh asnjë skuadër të organizuar kaq mirë dhe të ketë kaq kualitet individual në çdo pozicion të fushës. Nejmari po gjen dalëngadal­ë formën e tij më të mirë, mbrojtja duket solide dhe tani skuadra po fillon të marrë besim. Duhet një person shumë i fortë që të dojë të luajë kundër nesh tani. Ose një budalla. Por kjo nuk do të thotë se skuadrat e tjera duhet të "vrasin" shpresën dhe të mos mendojnë se kanë shanse për këtë Botëror. Por Argjentina që u eliminua dhe Gjermania nuk treguan forcë në këtë kompeticio­n. Edhe të tjerat nuk kanë qenë aspak dominuese. Shumë brazilianë festuan për eliminimin e Gjermanisë, por jo unë. Kur një ekip i madh ka një moment të vështirë, nuk më pëlqen që unë t'i jap goditjen përfundimt­are. Këtë vit i ndodhi Gjermanisë, por mund të na ndodhë ne herën tjetër. Por ne kemi kaluar momente shumë të vështira pas humbjes në vitin 1998 dhe 7-1 në vitin 2014. Gjërat kanë filluar të duken optimiste për Brazilin tani. Performanc­a ishte e mirë kundër Kosta Rikës, edhe pse vuajtën për të gjetur golat. Pastaj, ndaj Serbisë ishte një ndeshje e bukur. Duhet thjesht që kjo skuadër të shënojë golin e parë dhe pastaj të jetë e qetë. Paulinjo tregoi që është një lojtar i shkëlqyer. Shkoi në zonë në kohën e duhur dhe tani mbrojtësit duhet ta kenë frikë, sepse ai shndërrohe­t në një makth. Por kur ke lojtarë kreativë si Nejmar dhe Kutinjo, edhe rastet në fundin e ndeshjes bëhen të rrezikshme. Ai ka një forcë të madhe dhe e tregoi te Korinthias­i, pastaj në Kinë, dhe tani është duke luajtur në mënyrë të shkëlqyer te Barcelona, e cila është një nga ekipet më të mëdha në botë. E vetmja skuadër ku ai nuk arriti të tregonte vlerat, ishte Totenhemi. Aty kishte probleme me futbollin anglez, pasi nuk e ka pasur kurrë shpejtësin­ë dhe kjo gjë nuk ka qenë arma e tij më e fortë. Por shikojeni te Brazili dhe kualiteti i tij është i dukshëm. Ai gjithashtu është një lider në fushë. Meksika është rivali i ardhshëm i Brazilit dhe unë pres që ta kalojmë raundin. Fitorja e tyre me Gjermaninë më impresiono­i, por treguan me Suedinë që nuk janë kaq të fortë. I shoh të lodhur dhe mendoj se do të vuajnë ndaj një skuadre, që prodhon lojë të shpejtë dhe intensitet. Brazili do t'ia dalë. Por duhet të bëjë shumë kujdes te Hernandez, i cili ka luajtur me Realin e Madridit dhe mes linjave është një lojtar shumë i fortë. Tiago Silva dhe Miranda kanë qenë dominantë deri tani dhe Kasemiro gjithashtu vendos rregull përpara tyre. Ndeshjet në këtë fazë janë gjithmonë të vështira, por Brazili ka gjithçka për të avancuar dhe për të marrë titullin e gjashtë. Shoh që Kutinjo është duke u shndërruar në liderin e kësaj skuadre, pasi presioni ka qenë gjithmonë i madh ndaj Nejmarit. Dhe kur ai vuan këtë pjesë, atëherë është Kutinjo që zgjidh ndeshjet. Por në këtë Botëror po shohim skuadra shumë të forta dhe të vështira për t'u mundur. Ato mbrohen mirë dhe shfrytëzoj­në rastet nga goditjet standarde. Anglia është një ekip i tillë, që shënoi dy gola me Tunizinë në këtë mënyrë dhe i shfrytëzoi mirë edhe goditjet e këndit ndaj Panamasë. Sauthgejt ka shumë lojtarë të gjatë si Meguajër dhe Xhon Stons. Ata janë të rrezikshëm. Edhe Brazili në vitin 2002 i shfrytëzon­te shumë mirë këto raste dhe ishim 3 lojtarë që godisnim mirë si unë, Ronaldinjo dhe Rivaldo. Ndryshonim shpeshherë nga largësia e topit. Unë shënova një gol kundër Kinës në grupe, pastaj Ronaldinjo shënoi një tjetër në çerekfinal­e kundër Anglisë. Këto momente janë shumë të rëndësishm­e. Anglia e ka një armë të tillë dhe Brazili duhet të fillojë të mendohet mirë për fazën e ardhshme, sepse mund t'i dalë në fund edhe Anglia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania