Panorama Sport (Albania)

Tite-Tiago Silva, presion Nejmarit

Tiago gradohet sërish kapiten: Pas Mbapesë dhe Kavanit, tani është radha e tij...

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Sytë e brazilianë­ve janë nga Nejmar, i cili deri tani ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist. Jo vetëm të tifozëve, por edhe të protagonis­tëve të kombëtares së Brazilit. Trajneri Tite dhe kapiteni Tiago Silva kanë thënë se tani është koha e tij që të shkëlqejë dhe të marrë në dorë fatet e skuadrës. Në konferencë­n për shtyp përpara Meksikës ata i thurën elozhe rivalit, por treguan besim se do të avancojnë në raundin e ardhshëm.

TITE- Trajneri i Brazilit kërkoi që lojtarët e tij t'i harrojnë të gjitha statistika­t e së shkuarës dhe të përqendroh­en te kjo ndeshje dhe sqaroi se sfida e sotme nuk është një duel mes tij dhe trajnerit Osorio. "Unë e njoh atë dhe Osorio është një trajner i shkëlqyer. Por në fushë nuk do të jem unë dhe ai. Do të jenë Brazili dhe Meksika. E shkuara nuk ka aspak rëndësi në këtë ndeshje, por vetëm e tashmja. Duhet të jemi të përqendrua­r dhe të ekuilib-

ruar për të marrë rezultat pozitiv. Nejmar? Është në formë dhe nga ndeshja në ndeshje e ka treguar këtë. Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Nejmar për të qenë në këtë Botëror dhe për të ndihmuar skuadrën. Vjen nga një dëmtim i gjatë, por tani

mund ta konfirmoj se ka rigjetur formën. Është momenti i tij dhe shpresoj që bëjë mirë", tha Tite. Në fjalën e tij, ai pranoi se sfida mund të shkojë me shtesë dhe për këtë fakt nuk do ta rrezikojë Marselon nga minuta e parë.

TIAGO SILVA- Shiritin në ndeshjen e sotme do ta mbajë Tiago Silva. Mbrojtësi veteran rikthehet të jetë kapiteni në këtë Botëror, pasi ishte edhe në sfidën e dytë kundër Kosta Rikës. Edhe ai, ashtu si trajneri Tite, thotë se ka ardhur koha që

Nejmar të shkëlqejë. "Kur pashë atë që bënë dy sulmuesit e PSG-së, Kavani dhe Mbape, mendova që tani është radha e Nejmarit. PSGja po paraqitet mjaft mirë në këtë Botëror dhe tani Nejmar e di shumë mirë çfarë duhet të bëjë. Jam i sigurt që ai është

i motivuar, ashtu si edhe ne të tjerët. Meksika? Do të jetë një ndeshje e ekuilibrua­r sepse e dimë që ata janë shumë të fortë. Në pjesën e parë të këtij Botërori zhvilluan ndeshje të mira dhe e meritojnë prezencën e tyre në fazën e 1/8-ve. Por ne jemi përmirësua­r shumë dhe nga ndeshja e parë deri tani kemi besim dhe po gjejmë kondicioni­n e duhur fizik. Objektivi kryesor është të luajmë mirë, sepse në këtë mënyrë mundësitë për të fituar bëhen më të mëdha", theksoi kapiteni i Brazilit në konferencë­n për shtyp.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania