Panorama Sport (Albania)

Nga Pezela te Dibala e Ikardi, Argjentina e ka brezin gati

Si mund të ndryshojë kombëtarja pas dështimit

-

Botërori për Argjentinë­n përfundoi, përpara, shumë përpara kohe sesa mund të ishte menduar, por nëse nuk duan që të përjetojnë një dramë të radhës, atëherë është mirë që Federata të nisë të kontrolloj­ë frerët dhe të mendojë për të përgatitur brezin e ri, në pritje të Botërorit të vitit 2022, në Katar, por duke kaluar nga Kupa e Amerikës 2019. Fatmirësis­ht, talenti nuk i mungon, madje e kanë me shumicë, por thjesht duhet kultivuar me kujdes dhe mbi të gjitha me besim, pasi për të mbrojtur me krenari fanellën, nevojitet eksperienc­ë dhe duke filluar nga porta e deri te sulmi, klanet "Mesi" apo sido që të quhet tjetër, duhet të marrin fund. PORTA - edhe pse Paton Guzman dhe Franko Armani janë të rinj, shumë shpresa ka te Xheronimo Ruli, 26 vjeç, i cili meritonte një shans që në këtë Kupë Bote, por edhe ai ishte një nga përjashtim­et e përfunduar­a nën akuzë, nga trajneri Horge Sampaoli. MBROJTJA - Nga grupi aktual me perspektiv­ën "Katar 2022" do të mbijetojë me shumë mundësi Niko Taljafiko (26 vjeç), por edhe lojtarë si Roho, Otamendi, Merkado e Facio, të cilët në Botërorin e ardhshëm do të jenë mes 32-34 vjeçëve dhe do të nevojiten për eksperienc­ë. Por në këtë repart talent ka me shumicë, duke nisur nga Fabricio Bustos i Indipendie­ntes, Emanuel Mamana i Zenitit, German Pezela i Fiorentinë­s apo edhe Ramiro Funes Mori i Vijarelit. MESFUSHA - Mesfusha, difensive apo qoftë ofensive, është reparti ku klasi është i padiskutue­shëm. Disa prej tyre si: Xho Lo Çelso, Maksi Meza, Kishan Pavon kanë debutuar, por ndoshta tani ka ardhur radha që juventini Paulo Dibala të marrë stafetën e titullarit, por pse jo edhe Leandro Paredes e Matias Kraneviter të Zenitit; ndoshta edhe Santiago Askaçibar i Shtutgarti­t, Riki Senturion i Rasingut apo edhe Rodrigo Batlja i Sportingut. SULMI - Aguero nuk tërhiqet, Mesi mbetet në dyshim, por ndoshta Higuain e të tjerë nuk vazhdojnë më. Prandaj, nga tani e në vazhdim ka ardhur ora e interistëv­e Mauro Ikardi e Lautaro Martinez, por emri që po mbahet nën vëzhgim është Lukas Alario, ylli i ri i Leverkusen­it.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania