Panorama Sport (Albania)

Kjo kombëtare nuk dinte çfarë loje po luante

- Nga HUAN SEBASTIAN VERON

Me atë që pamë në këtë Botëror, ishte fatkeqësis­ht e pamundur që të mbështetje apo të justifikoj­e këtë kombëtare, sepse rezultati që na priste ishte shumë i qartë. Pas këtij eliminimi duhet lënë mënjanë analiza nëse fajtor ishte një lojtar i vetëm apo disa... Duhet lënë mënjanë fakti nëse e ndienin fanellën apo jo... Analiza që kjo kombëtare duhet të bëjë është shumë herë më e thellë se kaq. Madje, duhet analizuar edhe me kujdes në procesin që në javët në vazhdim pritet të bëhet, sepse dueli me Francën na konfirmoi edhe më qartë atë që na priste. Dhe nëse dikush mendon se dolëm jashtë Botërorit për diferencën e një goli, atëherë kriza do të vazhdojë dhe do të thellohet edhe më shumë. Duhen lënë mënjanë rezultatet, duhet parë stili i lojës që ofruam dhe ndaj Francës, për asnjë moment, nuk patëm mundësinë që të kontrollon­im topin. Apo akoma më keq dhe kjo është vërtet e trishtë... Edhe kur kishim në kontroll topin, gjë që e bëmë vetëm në disa fragmente në duelin kundër Nigerisë, e vërteta është që kjo Argjentinë jo vetëm nuk kishte një koncept të saktë loje, por ndoshta më e keqja ishte se nuk dinte se çfarë loje po luante... Dhe ky faktor të dënon gjithmonë... Futbolli është një sport që kërkon vazhdimësi dhe Argjentina nuk tregoi vazhdimësi as në eliminator­e, madje duke rrezikuar shumë deri në fund. Tani ka ardhur koha që të shkundim të gjithë kokat, të nisim të punojmë siç duhet dhe të përgatisim një Kupë Amerikë, jo për ta fituar, por për të hedhur në fushë talentet që kemi dhe t'u lejojmë atyre që të fitojnë eksperienc­ë, deri në pritje të Botërorit 2022. Mjaft më me gjyqe ndaj Mesit apo ndonjë individi tjetër. Kjo Argjentinë vuan prej vitesh sepse ende nuk e ka kuptuar që futbolli luhet në grup dhe jo me një lojtar, sido që ta ketë emrin ai...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania