Panorama Sport (Albania)

Dështimi në Botëror, ja pesë arsyet që u dënuan bardhekalt­rit

-

Vërtet u eliminua që në grupe Gjermania, Spanja apo edhe Portugalia, por Argjentina shihej si një ndër favoritet kryesore për të ngritur në qiell Kupën e Botës dhe "vetëvrasje­t" e mësipërme nuk e justifikoj­në, përkundraz­i e bëjnë edhe më të rëndë dështimin e tyre. Media nisi që në fazën e grupeve që t'i bënte gjyqin skuadrës, por pas eliminimit ka listuar pesë arsyet madhore të këtij dështimi.

1 - Më kryesorja dhe ndoshta ajo që u bëri më keq ishte fakti që edhe njëherë tjetër, Argjentina u mbështet tek individi dhe jo te grupi. Mesi, ndoshta edhe Di Maria dhe Aguero duhet të mbanin sërish peshën e të gjithë grupit, por në futboll luhet 11 kundër 11, ndryshe jo, edhe nëse në fushë ke një që quhet Mesi.

2 - Sampaoli... Çfarë të thuash... Faktet flasin vetë. Kimia mes trajnerit dhe lojtarëve mungonte, por pas humbjes 3-0 me Kroacinë, në sipërfaqe doli urrejtja. Aq sa lojtarët kërkuan "kokën" e tij, edhe pse në mes të turneut.

3 - Sërish Sampaoli, por këtë herë për zgjedhjet e tij taktike. Ndoshta figura e Mesit dhe Maskeranos e kanë detyruar që të mos vendosë gjithmonë me kokën e tij, por edhe fakti që në katër ndeshje ndryshoi tri herë skemë loje, kjo tregon çoroditjen e tij.

4 - Mesi, mbi të gjitha Mesi... Edhe një herë tjetër nuk luajti në nivelin e tij. Edhe Botërori i katërt do ta shohë kokulur, por këtë herë, ndryshe nga rastet e tjera, ai u duk sozia e tij e shëmtuar, pasi kurrë nuk tregoi dëshirë për të luajtur në fushë.

5 - Rrëmuja në Federatën Argjentina­se gjithashtu ndikoi. Mes eliminator­eve të Botërorit dhe pjesëmarrj­es në Rusi, u ndërruan dy presidentë federate dhe tre trajnerë. Dhe kaq mjafton që jo vetëm organizimi administra­tiv të mungonte, por ishte ky që ndoshta solli edhe çorientimi­n taktik dhe menaxhues të grupit të lojtarëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania