Panorama Sport (Albania)

Haman: Shtraish, trajneri ideal për Gjermaninë

Boateng mohon largimin nga kombëtarrj­a dhe mbron Ozilin

-

Ditmar Haman ka folur në lidhje me çështjen e trajnerit te skuadra e Gjermanisë. Ish-lojtari i kombëtares mendon që Lëv do ta ketë të vështirë të vazhdojë drejtimin e skuadrës. "Mendoj që trajneri do ta ketë të vështirë të drejtojë skuadrën nga ana emocionale. Për momentin nuk shoh asnjë kandidat të mundshëm përveçse trajnerin e Fraiburgut, Kristian Shtraish. Por, kjo do t ' i takojë federatës për ta vendosur. Rol të rëndësishë­m do të luajë analiza me trajnerin dhe stafin e tij për dështimin e skuadrës në Botëror.

Boateng mohon largimin Zherom Boateng ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij të dobëta me përfaqësue­sen e Gjermanisë. Mbrojtësi erdhi nga një dëmtim që e kushtëzoi atë të qëndronte rreth një muaj larg fushave. Në ndeshjen e Champions-it kundër Realit ai pësoi një tërheqje në rrëzën e kofshës. Trajneri Lëv ishte i bindur që do të rikthehej ai i mëparshmi, por paraqitjet në Botëror treguan se mbrojtësi ishte shumë larg formës së tij më të mirë. Lotar Mateus tha se lojtari ishte më shumë i fokusuar te paraqitja e tij e jashtme sesa te ajo në fushën e lojës. Por, Boateng as nuk e mendon që të tërhiqet nga skuadra kombëtare, duke deklaruar se do të vazhdojë të luajë për "Pancerat" edhe në të ardhmen. "Nuk

mendoj që të tërhiqem është zgjedhja e duhur. Të gjithë e dimë që nuk isha në formën time më të mirë, pasi erdha nga një dëmtim jo i lehtë. Jam

i zhgënjyer për eliminimin, por mendoj që do të rikthehemi aty ku na takon. Në Botëror na munguan shumë gjëra. Ritmi dhe dëshira për të fituar. Në fushën e lojës nuk luajtëm të bashkuar si ekip. Slogani ynë në Botëror ishte ' Të luajmë të bashkuar', por kjo nuk ndodhi në asnjë ndeshje",- tha mbrojtësi

Çështja Ozil

Boateng e nisi fjalinë, duke mbrojtur shokun e tij të skuadrës, Mesut Ozil që u kritikua ashpër gjatë kampionati­t botëror. Por, Zherom mendon që kjo është e tepruar dhe se ai është vetëm një njeri. "Nuk duhet t'i faturohet i gjithë faji Ozilit, dështimi ishte i të gjithë skuadrës, jo vetëm i atij. Ndërsa për sa i përket fotos me Erdoganin, mendoj që ai ishte i pafat, pasi nuk mendoi që njerëzit do të reagonin ashtu", përfundoi mbrojtësi gjerman.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania