Panorama Sport (Albania)

Pele uron Mbapenë, legjendat: Është monstër

Klinsman: Tashmë në nivelin e Mesit dhe Ronaldos

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kilië Mbape, me dy gola ndaj Argjentinë­s u bë lojtari i dytë më i ri, që shënon një dopietë në një Botëror pas legjendari­t Pele. Legjenda braziliane e futbollit nuk ka ngurruar t'i njohë meritat francezit dhe ta urojë në rrjetin social "Twitter". Në postimin e tij, 77vjeçari shkruante: "Urimet e mia Kilië. Duke shënuar 2 gola në një ndeshje Botërori në një moshë kaq të re, u bëre pjesë e një shoqërie shumë të mirë! Paç fat në ndeshjet e tjera, përveç asaj me Brazilin". Fjalët e Pelesë e kanë gëzuar 19-vjeçarin, i cili e falënderon për kompliment­et, por me modesti iu përul madhështis­ë së Pelesë.

FANTASTIKE- Përgëzimet e mira për Mbapenë kanë ardhur nga të karta anët. Pasi eklipsoi Mesin, ai së bashku me Nejmarin janë yjet favoritë për t'u shpallur më të mirët e "Rusi 2018". Vlerat dhe talenti i janë njohur edhe nga një sulmues, që njeh mirë si artin e golit ashtu edhe futbollin francez. Bëhet fjalë për ishkapiten­in e Bregut të Fildishtë, Didie Drogba, i cili ishte i ftuar në një emision të "BBC"-

së. Duke komentuar numrin 10 të "Gjelave", Drogba tha: "Ai ka gjithçka që një futbollist ëndërron të ketë për t'u bërë i madh. Kilië është sulmues i plotësuar në të gjitha aspektet, edhe pse është vetëm 19 vjeç. Lëvizjet që bën, mënyra se si e lexon lojën të

bëjnë të mendosh se ka përvojë të madhe".

SHIJE BOMBERËSH- I ftuar në studion britanike ishte edhe Alan Shirer. Edhe për ish-bomberin e Anglisë diskutimi për Mbapenë është i limituar. "Djaloshit i duhen njohur meritat dhe cilësitë. Kilië ka teknikë, ritëm, prerje topi prej fenomeni. Vërtet kemi këtu për të komentuar, por kur shohim dikë si Mbape, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta duartrokas­im", tha Shirer. Përveç ish-lojtarit të Njukasëlli­t, për Mbapenë ka folur me superlativ­a edhe Jurgen Klinsman. Ish-sulmuesi gjerman, me një të kaluar si trajner në krye të SHBA- së, e komentoi më shumë si një shfaqje paraqitjen e Mbapesë. "Flasim për Mesin, Ronaldon para dhe pas ndeshjeve, por Mbape tashmë është i këtyre niveleve, edhe pse vetëm 19 vjeç. Nuk kam parë kurrë një lojtar kaq të ri që të bëjë diçka të tillë në një Botëror, aq më tepër kur përballë qëndron një monstër si Mesi. Tani edhe Mbape mund të konsideroh­et një monstër", tha Klinsman. Pas ngacmimeve të kolegëve në studio, ish-bomberi i Interit pranoi të jepte edhe një mendim taktik mbi paraqitjen e sulmuesit të Francës, duke shtuar se: "Është një sulmues shumë i lëvizshëm, që kryen më së miri detyrën kudo që vendoset. E sheh përpara, e sheh të mbrojë, të pasojë dhe të shënojë, pasi për 40 metra ka ndjekur aksionin. Është i pabesueshë­m, nuk mund të them gjë tjetër".

 ??  ??
 ??  ?? Jurgen Klinsman, Didie Drogba dhe Alan Shirer
Jurgen Klinsman, Didie Drogba dhe Alan Shirer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania