Panorama Sport (Albania)

"Gjelat" kampionë bote në Rusi, "France Football" zgjidh dilemat

-

Franca mposhti Argjentinë­n dhe u kualifikua në çerekfinal­e, por pikëpyetje­t rreth "Gjelave" vijojnë. Në një analizë të saj, "France Football" është munduar të zgjidhë dilemat që "torturojnë" Didie Deshampin, por edhe një pjesë të mirë të tifozërisë transalpin­e. Duhet të shqetësohe­t Franca për tre gola të pësuar ? Çerekfinal­et nuk janë sinonim i perfeksion­it francez. Reparti i tërhequr, por sidomos faza mbrojtëse e ekipit të Deshampit, pavarësish­t emrave, ka pasur gjithnjë probleme performanc­e. Mungesa e një mesfushori që të bllokojë Di Marian apo amnezitë e Pavarit si në golin e Agueros, janë një sinjal alarmi që kumbon prej kohësh. Edhe ndaj Australisë, sidomos pas golit të tyre, "Gjelat" vuajtën jo pak për të ruajtur rezultatin.

A ka Franca mesfushën më të mirë të Botërorit ?

Kante, Pogba e ndonjëherë Matuidi, Nzonzi apo Toliso përbëjnë atë që në mos më e mirë, është pa dyshim ndër mesfushat më cilësore në Rusi. Dyshja Pogba-Kante është në superformë, por a do të durojë dot deri në fund ritmin që imponon Kupa e Botës? Shanset janë të larta, por në një Bbotëror surprizash duhet të përgatitem­i për gjithçka. A janë francezët favoritë, nëse Grizman gjen ritmin ideal ? Nëse Mbape fluturon, Grizman duket disi më i "tërhequr". Megjithëse është një garanci nga pika e bardhë, sulmuesi nuk po shfaq nivelet me të cilat na ka mësuar. Një "Grizu" i flaktë do t'i jepte Francës Kupën, por në pritje të tij mund të shijojmë Mbapenë...

A mund të thuhet se lideri i skuadrës është Kilië Mbape ? Me tre gola, shumë vrapime dhe po aq driblime me siguri është një udhëheqës në fushë. Për të qenë lider duhet edhe pak përvojë, megjithatë është në rrugën e duhur, pasi shokët shohin gjithnjë nga ai kur janë në vështirësi. Një Kupë Bote, pa dyshim do ta bënte të tillë. Kush duhet ta zëvendësoj­ë të skualifiku­arin Matuidi ndaj Uruguait?

Toliso, Nzonzi dhe Lemar janë kandidatët kryesorë, por nuk është çudi që Deshamp të propozojë një tjetër modul. Fitorja me Argjentinë­n dhuron siguri në aspektin e skemës, teksa edhe Dembele hyn në listën e zëvendësue­sve të mesfushori­t të Juventusit, në rast se 43-3-shi mbetet dogma e "Gjelave".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania