Panorama Sport (Albania)

Hazard u gëzohet eliminimev­e “luksoze”: Më mirë pa Mesin dhe Ronaldon

Trajneri i Belgjikës predikon përqendrim ndaj Japonisë

-

Belgjikën e pret sot një provë e lehtë në letër ndaj Japonisë. Samurajtë do të kërkojnë surprizën e radhës në këtë Botëror, teksa formacioni i Martinezit me Januzajn në dyshim, është në kërkim të biletës për në çerekfinal­e. Vetë trajneri i "Djajve" ka kërkuar vëmendje ndaj japonezëve, teksa në konferencë për shtyp ka sqaruar: "Japonia është një ekip me shumë energji, të aftë për t'u përballur me ne, të pajisur mirë teknikisht dhe shumë të shpejtë. Personalis­ht, i admiroj sepse luajnë me shumë përqendrim dhe disiplinë, ndaj nuk pres të jetë e lehtë ndaj tyre". Martinez i druhet motivimit nga ana e të tijve, teksa nuk nguron t'u kujtojë të tijve se ky është Botërori i surprizave. "Kemi një shans të mirë dhe nuk duhet të besojmë se kemi kaluar turin. Kjo është një ndeshje e Kampionati­t Botëror dhe kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Japonia fitoi ndeshjen e parë kundër Kolumbisë. Ata kanë lojtarë të kualifikua­r që luajnë ose kanë luajtur në klubet e mëdha europiane". HAZARD GËZOHET - Botërori ka dhënë vendime të ashpra lidhur me yjet dhe ekipet e mëdha. Gjermania, Mesi dhe Ronaldo i kanë dhënë lamtumirë përpara kohe kompeticio­nit, teksa belgët nuk duan të jenë një tjetër viktimë e famshme në Rusi. Lidhur me këtë argument ka folur edhe Eden Hazard, i cili për të përditshme­n spanjolle "Marca"

ka deklaruar: "Eliminimi i yjeve si Mesi apo Ronaldo është diçka e mirë për ne që synojmë të ecim sa më larg, por është një mëkat për ta. Dikush që e do futbollin, kërkon të shohë duele mes lojtarëve më të mirë, por ja që ne si futbollist­ë jemi në një garë me ta dhe duam që të largohen, sepse kështu shtohen mundësitë tona për trofeun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania