Panorama Sport (Albania)

Ronaldo, “misioni i pamundur” i Juves

“Fiat”-i garant për pagën e portugezit, ja plani i bardhezinj­ve

- Përgatiti: LEDIO NASE

shte bukur të luaja me Realin e Madridit". Një frazë e dëgjuar 26 majin e kaluar, pas Real Madrid-Liverpul 3-1, finales së Ligës së Kampionëve. Autori, Kristiano Ronaldo. Nga Kievi në Soçi (Rusi) nuk ka ndryshuar asgjë në zemrën dhe kokën e portugezit. Dëshira e tij për të ndryshuar ambient, për t'i dhënë lamtumirën Spanjës, La Liga-s, është e madhe.

Pyetja që lind është vetëm një: tani që doli nga Botërori me Portugalin­ë e tij, ku do luajë sezonin e ardhshëm Kristiano? A do qëndrojë te Reali me një pagë "monstruoze", më të lartën në botë? Do rikthehet te Junajtid? Apo do kalojë te PSG-ja? Ose, një thashethem që po qarkullon ditët e fundit: mund të kalojë te Juventusi, në Itali (edhe qoftë për të ulur inatin e tifozëve për rritjen e lartë të kostos së abonimeve). Misioni, megjithatë, është më i vështiri që do kenë parë dyshja e merkatos bardhezi MarotaPara­tiçi. Megjithëkë­të, ndonjëherë ëndrrat realizohen…

BISEDIME - Siç ka raportuar ditën e djeshme e përditshmj­a sportive italiane "Tuttosport", ka pasur një takim mes Zhorzh Mendesh (menaxherit të luzitanit) dhe Xhon Elkan (kushëri i Andrea Anjelit, presidenti­t bardhezi), numri një i "Fiat Crysler Automobile­s" dhe "Exor", kasafortës së familjes. Menaxheri portugez është parë teksa kalonte kangjellat e "Parco de La Mandria", pak metra larg rezidencës së presidenti­t juventin. Kaq ka mjaftuar që tifozët e "Zonjës" të nisin të ëndërrojnë.

DY PENGESA - Pengesat, megjithatë, mbeten të shumta. Së pari: klauzola e Kristiano Ronaldos. Perezi nuk ka asnjë qëllim të bëjë ulje nga miliardi. E nëse është vërtet kështu, bisedimet mund të quhen të perënduara pa nisur ende. Por, nëse një lojtar i kalibrit të CR7ës thotë që dëshiron të largohet, në të shumtat e rasteve merret për bazë fjala e lojtarit. Pa klauzolë, sa vlen portugezi? Reali i Madridit këtë nuk e ka zbuluar kurrë. Shifra, normalisht, pritet e lartë. Ndoshta 160200? Një shifër që i është vendosur edhe Milinkoviç-Saviçit, lojtarit që vërtet i nevojitet Masimilian­o Alegrit. Para që Marota e Paratiçi po kërkojnë të grumbulloj­në përmes shitjes së shumë të rinjve, plus të Ruganit, Sturaros, Higuainit dhe, nëse paraqitet një ofertë interesant­e, Aleks Sandros. Së dyti: paga. Kristiano fiton 21 milionë euro neto në vit. Shifër që Juventusi ndoshta nuk do dëshironte të paguante.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania