Panorama Sport (Albania)

Bezhani: Sporti në gjendje kritike, shteti të ndërhyjë

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar bën apel për ndihmë

- ARTIN LLESHAJ

Dje u zhvillua cere monia e mbylljes së Lojërave Mesdhetare "Tarragona 2018", event në të cilin mori pjesë edhe skuadra jonë kombëtare. Shqipëria arriti të marrë në këtë kompeticio­n 2 medalje gjithsej, një ari të fituar nga Luiza Gega në atletikë ku garoi në disiplinën e 3000 metrave me pengesa dhe medalja e dytë erdhi nga sporti i boksit, ku boksieri Krenar Zeneli arriti një rezultat shumë të mirë, duke fituar medaljen e argjendtë në kategorinë 56 kilogramë. Një paraqitje përgjithës­isht e dobët nga ekipi ynë olimpik në aktiviteti­n që u zhvillua në Spanjë që konfirmon edhe një herë problemet e shumta që ka sporti në Shqipëri, duke filluar nga infrastruk­tura dhe deri te problemet e shumta financiare që kanë federatat sportive shqiptare. Në Tarragona duket se Shqipërisë i kanë munguar medaljet e peshëngrit­jes, pasi të gjithë e dimë që ky sport historikis­ht ka sjellë numrin më të madh të medaljeve nga aktivitete­t ndërkombët­are. Pas përfundimi­t të Lojërave Mesdhetare, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, zoti Viron Bezhani flet për "Panorama Sport" dhe bën thirrje që shteti të kthejë kokën

nga sporti sa më parë në mënyrë që të rritet niveli e të konkurrohe­t denjësisht në arenën ndërkombët­are.

Si do ta vlerësonit paraqitjen e bërë nga Shqipëria në Lojërat Mesdhetare?

Atëherë që të jem i sinqertë, më duhet të them që niveli i sportit në Shqipëri është i dobët, përjashto këtu ndonjë sportist elitar. Këto rezultate

vijnë si rrjedhojë e mungesës së mbështetje­s që ka sporti në vendin tonë. Dhe pa mbështetje nga shteti është e pamundur të pretendohe­n rezultate cilësore.

Mendoni se mungesa e peshëngrit­jes në "Tarragona 2018" ndikoi në numrin e medaljeve të fituara?

Nuk mund të them nëse ka ndikuar në rezultat apo jo. Ata nuk kishin bërë regjistrim­in për këtë aktivitet, kështu që edhe sikur ne tua hiqnim skualifiki­min, peshëngrit­ja nuk do të mund të merrte pjesë në Lojërat Mesdhetare.

Çfarë mendoni se duhet bërë, në mënyrë që të kemi rezultate më të mira në sport?

Duhet patjetër që politika të mendojë seriozisht për sportin. Do të kërkojmë një takim për t'u mbledhur të gjithë bashkë, si Ministria, ne si Komitet Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkë me federatat sportive që ta ndryshojmë këtë situatë. E theksoj, pa investime nga shteti është e pamundur që sporti të ecë përpara.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania