Panorama Sport (Albania)

Kuqezinjtë e mbyllin pa fitore fazën paraelimin­atore

-

Shqipëria zhvilloi ditën e djeshme në pallatin e sportit "Feti Borova" ndeshjen e fundit në grup për fazën paraelimin­atore të vlefshme për Kampionati­n Europian të Basketboll­it 2021. Kuqezinjtë kishin përballë kryesuesen e grupit, Danimarkën. Në këtë takim bëri debutimin e tij në skuadrën e Shqipërisë edhe Dallas Murë, i cili vetëm pak kohë më parë u pajis me pasaportë shqiptare. Megjithatë, skuadra jonë edhe pse zhvilloi një ndeshje më të mirë se në takimet e fundit ndërkombët­are, nuk mundi dot ta mbyllte me një

78-86

fitore këtë edicion paraelimin­ator. Shqipëria u mund me rezultatin 86- 78, në një ndeshje që tregoi shenja pozitive në lojën e kuqezinjve. Rei Pullazi ishte lojtari që realizoi më shumë për kuqezinjtë në këtë sfidë me 15 pikë të shënuara.

Ndeshja- Takimi nis më mirë për skuadrën mike që kalon në avantazh dhe është më e saktë në lojë. Shqipëria luan me dëshirë, por perioda e parë fitohet nga Danimarka me rezultatin 29- 21. Në periodën e dytë skuadra jonë ka një përmirësim në lojë dhe provon të ngushtojë diferencën e pikëve, por janë përsëri danezët nuk tolerojnë dhe arrijnë ta fitojnë edhe këtë periodë me rezultatin e ngushtë 20-18 dhe kështu shkojmë në pushimin ndërmjet dy pjesëve me shifrat 39- 49 në favor të miqve. Pas pushimit kuqezinjtë që drejtohen nga greku Doukas, futen në parket me më shumë grintë dhe luajnë më lirshëm ku arrijnë të ngushtojnë diferencën në 64- 65. Madje, Shqipëria nis të dominojë dhe për herë të parë kalon në avantazh në këtë takim ku në periodën e katërt kalon lehtësisht përpara me shifrat 7372 e më pas 78- 77. Megjithatë, kuqezinjtë fillojnë të tregojnë shenja lodhjeje dhe në fundin e takimit danezët përfitojnë ku shënojnë disa pikë radhazi dhe e fitojnë ndeshjen me rezultatin 86- 78.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania