Panorama Sport (Albania)

Vershtapen feston në Austri

Fluturon Red Bulli, garë pozitive edhe për Ferrarin, Raikonen dhe Fetel në podium

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Maks Vershtapen, me makinën e Red Bull, arrin të triumfojë në garën e "Formula 1", të zhvilluar në Austri. Holandezi arrin kështu fitoren e parë sezonale, duke zhvilluar një garë shumë të mirë ku përfiton në maksimum nga situatat që u krijuan në Çmimin e Madh të Austrisë. Dy pilotët e Ferrarit, Kimi Raikonen dhe Sebastian Fetel ngjiten në podium ku u renditën respektivi­sht në vendin e dytë dhe të tretë. Mercedes zhgënjeu totalisht në garën e djeshme, pasi shfaqi probleme dhe të dy pilotët e saj, si Valteri Botas që kishte siguruar "pole" një ditë më parë, dhe Hamilton nuk mundën dot ta përfundoni­n garën, duke e mbyllur para kohe atë. Botas u tërhoq shumë shpejt nga gara, pasi makina e tij shfaqi problem në kambio, ndërsa kampioni në fuqi i botës, Ljuis Hamilton, u detyrua të tërhiqej, pasi shfaqi probleme në motor. Britaniku kështu humbet dhe kreun e renditjes botërore, të cilin ia dorëzon gjermanit Sebastian Fetel. Gara është shumë emocionues­e që në start, pasi Hamilton tregon menjëherë dhëmbët duke marrë kreun, më pas gara merr një kthesë decizive në xhiron e 17-të, kur Hulkenberg pëson një aksident. Në këtë moment në garë, komisarët vendosin regjimin e makinës së sigurisë virtual. Për rrjedhojë, pjesa më e madhe e kryesuesve të garës futen në "Box" për të ndërruar gomat. I vetmi që nuk e bën këtë veprim është Hamilton, por më vonë kjo strategji nuk rezulton e suksesshme për kampionin e botës. Sebastian Fetel rreth

mesit të garës arrin ta parakalojë britanikun, duke përfituar më së miri nga problemet që shfaq në motor makina Mercedes. Hamilton kështu nuk mundet dot të vazhdojë dhe tërhiqet nga gara, duke iu bashkuar kolegut të skuadrës, Botas dhe Daniele Riçardos të Red Bull që gjithashtu nuk mundën dot

ta përfundoni­n garën. Momentet e fundit të garës janë shumë emocionues­e, pasi të dy pilotët e "kokëkuqes" nisin sulmin për të rikuperuar ndaj Maks Vershtapen dhe arrijnë ta ngushtojnë shumë diferencën me të, por në fund nuk ia dalin, pasi holandezi i Red Bull tregohet shumë i kujdesshëm dhe merr një fitore

shumë të bukur e plotësisht të merituar. Për Vershtapen ky ishte suksesi i katërt në karrierën e tij. Gjithashtu, kjo garë ishte shumë pozitive edhe për Ferrarin, pasi arriti të marrë dy vende në podium dhe i dhuron sërish kreun e klasifikim­it pilotit Sebastian Fetel që tashmë i sheh të gjithë nga lart në renditjen botërore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania