Panorama Sport (Albania)

Markez kryeson mes çmendurisë

Spanjollët Rins e Vinjales plotësojnë podiumin, Dociozo e Rosi bien nga shkallët

- Përgatiti: OLSI TUJANI

Garë e çmendur. Më e bukura, më in tensivja, më emocionues­ja në vitet e fundit i dha triumfin e radhës kampionit të botës në fuqi. Një grup prej shtatë pilotësh ruajtën ritmin deri në tri xhiro nga fundi, kur spanjolli u ndoq nga dy bashkëkomb­ës të tij për të plotësuar podiumin. Çmimi i madh i Asenit në Holandë, i ndjekur nga më shumë sesa 100 mijë spektatorë në tribuna, i dhuroi shkallën më të lartë podiumit për herë të katërt në këtë kampionat. PODIUMI

Kampioni i botës në fuqi qëndroi në garë gjatë gjithë çmimit të madh, dhe ishte një ndër më agresivët, e në vetëm katër xhirot e fundit ia doli që të krijojë distancën e sigurisë me ndjekësit. Aleks Rins ia del që të përfitojë në fund, duke e mbaruar garën pas bashkëkomb­ësit të tij. Në vend të retë, një tjetër spanjoll. Maverik Vinjales, i cili ruajti ritmin e kryesuesve përgjatë gjithë garës, siguroi shkallën më të ulët të podiumit në Holandë. ITALIANËT

Për mënyrën si rrodhën ngjarjet, italianët po duelonin për vendin e dytë dhe merituan podiumin. Kur po garohej për të katërtën xhiro nga fundi, Andrea Doviciozo dhe Valentino Rosi patën një prekje mes tyre. "Doktori", i cili shpëtoi nga një përplasje e mëparshme në garë me Markez kur e goditi në gomën e pasme, humbi disi ritmin së bashku me italianin tjetër dhe zbriti në renditje. Gara ishte në fund dhe dy italianët humbën terren, teksa në xhiron e fundit e kishin të pamundur të afroheshin më shumë sesa vendi i katërt dhe i pestë respektivi­sht.

LUFTA

Ishte vërtet e tillë. Pista e Asenit iu dha mundësinë pilotëve që të kishin një ritëm thuajse identik. Motorë agresivë, teksa edhe Dukati, që vuan pistat teknike, ia doli që të kishte zhdërvjell­tësinë e nevojshme për të luftuar për kreun. Në 23 nga 26 xhirot, pesëshja Markez, Doviciozo, Rosi, Vinjales o Rins shfaqeshin nga pozicioni në pozicion, duke ndërruar kryesimin disa herë si të ishe një tur çiklistik. Megjithatë, në finalen e tri xhirove të fundit kampioni i botës shtoi marshin për të asfaltuar fitoren e katër në këtë Botëror.

Pas shpatullav­e të spanjollëv­e ishte dyshja italiane Rosi e Doviciozo, që vuajtën nervozizmi­n dhe agresivite­tin që i përplasi bashkë në kërkim të një vendi të dytë. Më tej u rendit Kraçlou, i cili ruajti ritmin e kryesuesve, pa arritur që të

ngjisë më shumë shkallë në renditje. Lorenco, çfarë gare... HORGE LORENCO Start perfekt dhe ritmi ideal. Nëse të gjithë duelonin për gjashtë vende, Lorenco qëndroi i palëkundur në vendin e parë për më shumë se

gjysmën e parë të garës. I nisur nga vendi i dhjetë, pas vetëm dy kthesash u gjend në vend të dytë dhe shumë shpejt në krye. Mirëpo, me një kontakt nga Rins, humbi terren në xhiron e 21-të dhe më tej, nuk arriti që të rifitojë ritmin perfekt për të tentuar edhe një herë të arrinte kryesuesit. Markez tashmë shkon + 41 nga Rosi (140-99) dhe ky i fundit gjashtë më shumë nga shoku i skuadrës, Vinjales. Pas dy javësh vjen Saksenring, aty ku Markez është i pamposhtur.

 ??  ?? Dominim spanjoll në Çmimin e Madh të Asenit
Dominim spanjoll në Çmimin e Madh të Asenit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania