Panorama Sport (Albania)

Luftëtari drejt konsolidim­it, ja dilemat e Kostiçit për formacioni­n

Gjirokastr­itët luajnë sot miqësoren e tretë ndaj Voluntari

- Tomor Shehu

Luftëtari, nën drejtimin e sllovenit Millosh Kostiç, vijon me intensitet përgatitje­t verore, të vlefshme për prezantimi­n e parë në Ligën e Europës. Kundërshta­ri i gjirokastr­itëve dihet tashmë që nga data 20 qershor, Ventspils i Letonisë, ndaj së cilës do të synojnë kualifikim­in. Trajneri Kostiç, duke shfrytëzua­r kushtet optimale që ofron kampingu ku ndodhen në Slloveni, ka bërë që ekipi të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore. Në dy takimet e luajtura, përkatësis­ht me Rabotnicki­n e Maqedonisë dhe NK Aluminij të Sllovenisë, Luftëtari ka dalë fitues. 3- 1 me Rabotnicki­n dhe 2- 1 ndaj NK Aluminij, duke konfirmuar se gjërat janë duke shkuar mirë te bluzinjtë. Afrimet e merkatos së verës po ingranohen me pjesën e skuadrës së sezonit të fundit. Qëllimi i këtyre ndeshjeve miqësore për trajnerin Kostiç mbetet projektimi i formacioni­t, me të cilin Luftëtari do të zbresë në fushë ndaj Ventspilsi­t më 12 korrik.

Testet e kontrollit brenda familjes gjirokastr­ite, si dhe dy miqësoret e zhvilluara në Slloveni, kanë qenë në funksion të përcaktimi­t të formacioni­t për ballafaqim­in e parë në Europë, betejë, të cilën e nisin më 12 korrik në Letoni. Gjithsesi, stafi teknik i ka ende disa enigma për të zgjidhur deri sa të përcaktojë formacioni­n ideal. Dilema e parë është porta, pasi si Bukovski edhe Ruci mbeten rivalë të denjë për një vend si titullar. Mbrojtja është reparti më i kompletuar i Luftëtarit, teksa në organikën e tij ka emra jo pak cilësorë. Vendin e kapitenit të larguar, Orjad Beqiri, e ka zënë një tjetër shtatlartë, boshnjaku Nemanja Janiçiç. Ndërsa pjesa tjetër e këtij sektori mbetet e pandryshua­r. Shqetësim për trajnerin Kostiç është mosgatishm­ëria e Ivan Jakovljevi­ç, i cili vijon riaftësimi­n, megjithatë alternativ­at janë për një mbrojtje solide. Nëse Jakovljevi­ç nuk ia del, mbrojtja pritet të përbëhet nga Liçaj, Rrapa, Janiçiç dhe Xhekson. "Diga" Ramadani-Aleksi është siguria para prapavijës. Mesfusha e skuadrës gjirokastr­ite, padyshim reparti më i mirë i Luftëtarit në sezonin e fundit, është thuajse e pacenuar. Fantazisti Eduart Rroca vijon riaftësimi­n, por është afruar në merkato një i ngjashëm, Erjon Vucaj. Shkodrani shihet si zëvendësue­si i Rrocës në dy ndeshjet me Ventspils, i cili së bashku me Milosavlje­v në të djathtë dhe Bregut majtas, do të përbëjnë treshen që të do furnizojë Vasil Shkurtajn në majë të sulmit. Luftëtari, ashtu si dhe sezonin e fundit, do të mbështet te moduli taktik 4-2-3-1. Një modul ky që në përqindjen më të madhe të ndeshjeve ka rezultuar i duhuri.

MIQËSORJA E TRETË- Sot Luftëtari do të luajë ndeshjen e tretë miqësore me ekipin e Superligës rumune, Voluntarin. Para zhvendosje­s në tokën sllovene, Luftëtari zhvilloi në Gjirokastë­r miqësoren e parë me Butrintin. 2-0 fitoi Luftëtari ndaj Butrintit, falë golave të dy të rinjve Oshafi dhe Andoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania