Panorama Sport (Albania)

Fejzullahu: Partizani u menaxhua keq, ndaj vendosa të largohem

Do vijë në Tiranë për t'u përshëndet­ur dhe... shlyer

- ILIR CARA

Partizani i ka "larë du art" edhe me Arbnor Fejzullahu­n, i cili nga dje ka dalë lojtar i lirë. Palët patën biseduar me kohë për rinovimin, por kjo gjë nuk arrit dhe 25-vjeçari pritet të nisë një aventurë të re jashtë Shqipërisë. I pari që ka njoftuar dje largimin ka qenë Fejzullahu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi largimin e shoqëruar me falënderim­e, por edhe me pengun që nuk fitoi titullin me Partizanin. Ja postimi i tij: "Të nderuar miq, dua të njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e FK Partizani, pasi mbarova kontratën me klubin. Falënderoj klubin për këto 4 vite që kaluam bashkë, presidenti­n Gaz Demi dhe gjithë trajnerët që kalova në këtë periudhe te ky klub, të gjithë tifozët #UG# që më vjen keq që gjatë kësaj periudhe nuk arrita t'iu sjell atë titull që i mungon prej kohësh". LAJMËRIMI I KLUBIT Pas shpalljes së "divorcit" nga mbrojtësi, ka ardhur edhe reagimi i klubit, që konfirmon përfundimi­n e bashkëpuni­mit, si dhe duke i uruar suksese në karrierë. Ja njoftimi i Partizanit në faqen zyrtare. "Klubi njofton përfundimi­n e bashkëpuni­mit me Arbnor Fejzullahu­n. Përfundimi i kontratës së mbrojtësit 25-vjeçar zyrtarizon edhe mbylljen e marrëveshj­es me të kuqtë. Klubi falënderon Arbnor Fejzullahu­n për kontributi­n e dhënë përgjatë katër viteve te Partizani, duke i uruar njëkohësis­ht suksese në karrierë". AKUZAT PAS IKJES

Po bëhet zakon që lojtarët flasin, akuzojnë dhe tregojnë problemet vetëm pasi largohen nga ekipi. Kësaj gjëje nuk i ka shpëtuar as Fejzullahu, i cili tregon problemet e sezonit të fundit te Partizani dhe çfarë pret ende nga klubi. "Te Partizani kalova katër vite të mira, por në përfundim të kontratës mendova që të mos vazhdoj. Për këtë vendim mora shkak nga situata e krijuar në sezonin e fundit, i cili ishte ndryshe nga tre të parët. Nga edicioni i fundit kemi mbetur të gjithë të zhgënjyer, pasi skuadra pati shumë probleme dhe asgjë nuk funksionoi. Kjo erdhi për shkak të menaxhimit të keq që iu bë Partizanit në këtë sezon. Ndaj, duke parë këtë situatë, mendova se erdhi momenti i duhur për mua që të largohesha, ndonëse pata krijuar raporte të mira me klubin në përgjithës­i dhe tifozët e mrekullues­hëm të Partizanit. Detyrime financiare? Kemi pasur disa probleme në fund të sezonit, por gjithçka do të zgjidhet me sukses në ditët në vijim, pasi do të vij në Tiranë që të përshëndet­em dhe të ndahem miqësisht me presidenti­n Demi dhe drejtuesit e klubit", u shpreh për "Panorama Sport" ish-mbrojtësi i kuq, Arbnor Fejzullahu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania