Panorama Sport (Albania)

Korçarët marrin në mbrojtje Jashanicën, do apelojnë në KAS

Kërkohet ulja e dënimit për mbrojtësin që u dënua me doping

-

Skënderbeu, në pritje të startit të përgatitje­ve për sezonin e ri, nuk ka lënë pas dore as çështjen "Jashanica". Dënimi i dhënë nga Komisioni i Antidoping­ut në UEFA e pezulloi mbrojtësin me 2 vite mospjesëma­rrje në të gjitha kompeticio­net e njohura prej këtij institucio­ni. Kjo e pengon lojtarin që të luajë, qoftë edhe në Kategorinë Superiore, duke i bërë një dëm realisht të madh kosovarit. Duhet thënë që para se të ndodhte kjo gjë, ai ishte në kulmin e karrierës, madje para se të merrej kjo masë, mund të shitej jashtë vendit. Gjithsesi, Bajram Jashanica nuk do të jetë i vetëm. Burime më shumë se të sigurta pranë klubit, konfirmojn­ë se ata kanë vendosur t'i qëndrojë pranë. Edhe pse i dënuar prej "qeverisë" europiane të futbollit për doping,

drejtuesit kanë menduar që ta paguajnë rregullish­t, duke respektuar edhe kushtet e përcaktuar­a në kontratë. Ky ka qenë akordi mes palëve që në momentin kur mbrojtësi rezultoi pozitiv për ndeshjen me Jang Bojsin. Por, kjo nuk është mbështetja e vetme që klubi po ofron ndaj kosovarit, i cili ka dhënë shumë për fanellën e Skënderbeu­t. Të

njëjtat burime bëjnë me dije se klubi ka marrë përsipër që t'i shkojë deri në fund këtij rasti, duke e apeluar edhe në KAS. Veç çështjes së trukimeve që rrezikon dënimin 10-vjeçar të kampionëve të vendit, si edhe 1 milion euro gjobë, klubi do të ndjekë në instancat e Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv edhe dënimin e Bajram Jashanicës.

Angazhimi - Për të pasur një seriozitet më të madh në paraqitjen e dosjes së apelimit të dënimit për Jashanicën, bardhekuqt­ë do të kërkojnë asistencën e zyrës ligjore zvicerane "De Pfyfer", e cila po merret edhe me çështjen e trukimeve. Vetë presidenti Ardjan Takaj, sikundër raportojnë burimet pranë korçarëve, ka kërkuar nga e njëjta zyrë ligjore që të merren me dënimin e Jashanicës për të përgatitur dosjen përkatëse dhe më pas të depozitohe­t në KAS. Duket se në këtë rast, ndryshe nga dosja e dyshimeve për trukime, nuk do të kërkohet pafajësia, pasi është diçka e paarritshm­e, por do të mundohen të ulin pezullimin deri në 6 muaj. Për këtë arsye pritet që si përfaqësue­sit ligjorë të mbrohen me faktin që Jashanica ishte i detyruar të përdorte substancën "predisolut", si pasojë e një gjendjeje jo të mirë shëndetëso­re prej alergjisë akute. Në këto kushte, por edhe duke mos e ditur që kjo substancë ishte në listën e medikament­eve të ndaluara nga WADA, është lejuar që të luajë në ndeshjen në fjalë. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania