Panorama Sport (Albania)

Dy të rinj për Kastriotin, një grek në provë

-

Kastrioti barazoi pa gola në miqësoren e parë për këtë sezon zhvilluar me ekipin e Laçit. Për krutanët nuk kishte shumë rëndësi rezultati i takimit, por më së shumti ky test miqësor i shërbeu stafit teknik për të parë lojtarët e ardhur në provë te krutanët. Dy ishin risitë, pasi takimin miqësor e nisën nga minuta e parë dy futbollist­ë të rinj. 21-vjeçari Fabio Hasa ishte njëri prej lojtarëve që e nisi si titullar miqësoren ndaj Laçit. Hasa është një mbrojtës që ka eksperienc­ë me disa skuadra edhe në Superiore, por nuk është se ka marrë shumë minutazh, për shkak se kur ishte pjesë e Partizanit ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa te Teuta, në kohë më të vonshme është aktivizuar në disa takime. Sezonin e shkuar luajti me fanellën e Dinamos në Kategorinë e Parë në 21 ndeshje, duke arritur që të shënonte edhe një gol. Bruno Puja është vetëm 18 vjeç, një portier i formuar tek akademia Besa, por edhe pjesë e Kombëtares U-20. Ashtu si Hasa, edhe Puja e nisi titullar miqësoren me Laçin duke bërë paraqitje të mirë. Nuk dihet në këto futbollist­ë do të jenë pjesë e Kastriotit apo janë ende në provë, pasi klubi ende nuk ka bërë asgjë publike.

TË TJERËT - Në pjesën e dytë në fushë për krutanët zbritën edhe shumë futbollist­ë të tjerë, mes tyre Përgjini, Bala, por edhe mbrojtësi Theodoros Papoutsogi­annopoulos. Një futbollist grek që vjet ka qenë pjesë e Slavia Sofia. Futbollist­i 23-vjeçar ka provuar të luajë edhe në Superligë në Greqi, teksa ka qenë pjesë e Atromitos dhe Niki Volos. Ai ka provuar edhe një eksperienc­ë me Chania dhe më pas me Aiginiakos. Me këta të fundit ka luajtur rregullish­t, duke u aktivizuar në 26 ndeshje. Sakaq, edhe Erlind Korreshi vazhdon të stërvitet me krutanët, por ashtu si pjesa tjetër e lojtarëve në provë, fillimisht duhet të bindin stafin teknik për t'u bërë pjesë e Kastriotit. Krutanët u rikthyen pas katër vitesh mungesë në Superiore dhe synojnë që të krijojnë një ekip të mirë që minimalish­t t'i shpëtojë rënies në Kategorinë e Parë. Puna ka nisur me intensitet, ndërsa stafi teknik është i përkushtua­r maksimalis­ht për të bërë më të mirën që të përzgjedhë lojtarët e nevojshëm për kampionati­n e ardhshëm. Në sfidën e luajtur ndaj Laçit, duhet thënë se ekipi bëri një paraqitje të mirë ku edhe të rinjtë, dhanë sinjale pozitive për sa i përket vazhdimësi­së. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania