Panorama Sport (Albania)

Teuta zgjedh Italinë për fazën përgatitor­e

Skuadra nis stërvitjen më 5 korrik, drejtuesit eliminuan Slloveninë e Bullgarinë si alternativ­a

-

Kemi hyrë në muajin korrik dhe drejtuesit e Teutës e dinë se nuk kanë shumë kohë në dispozicio­n për të plotësuar skuadrën. Trajneri Bledi Shkëmbi ditën e hënë do të jetë në Durrës për të vendosur për shumë çështje në lidhje me të ardhmen, ndërsa më datën 5 korrik skuadra do fillojë zyrtarisht përgatitje­t për sezonin e ri sportiv. Bregdetarë­t pritet të qëndrojnë deri më 15 korrik në Durrës dhe më pas do të nisen drejt Italisë ku do të qëndrojnë tri javë. Burime pranë klubit bëjnë me dije për "Panorama Sport" se drejtuesit përfundimi­sht kanë vendosur për Italinë për të zhvilluar fazën përgatitor­e, aty ku u përgatitën edhe një vit më parë. Drejtuesit ishin në dilemë për të vendosur mes Sllovenisë, Bullgarisë dhe Italisë, por edhe këtë herë kanë vendosur për të zgjedhur vendin fqinj, aty ku kushtet janë të shkëlqyera. Trajneri Shkëmbi do të fillojë fillimisht me përgatitje­t në Durrës me futbollist­ët që ka në dispozicio­n, ndërsa drejtuesit vazhdojnë me bisedimet me disa lojtarë për të përforcuar skuadrën. Dëshira e korçarit është që kur të nisen drejt Italisë ta ketë të gjithë grupin në dispozicio­n në mënyrë që ta ketë më të lehtë punën dhe t'i njohë më mirë cilësitë e lojtarëve që do të ketë në dispozicio­n për këtë fushatë. Kontingjen­tit të "djemve të detit" pritet t'u shtohen dy mbrojtës qendre dhe një sulmues goli, teksa në fokus është edhe një mesfushor. Gjithsesi, prioritet në këtë moment është sulmi, reparti ku Teuta ka vuajtur shumë në vitet e fundit. Gjatë kohës së qëndrimit të skuadrës në Itali, përveç stërvitjev­e, Teuta ka parashikua­r që të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore. Kundërshta­rët ende nuk janë vendosur, por pritet që në vazhdim të mësohen edhe emrat e skuadrave, me të cilat do të përballet Teuta. Durrsakët synojnë që të krijojnë një ekip cilësor për sezonin e ardhshëm. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania