Panorama Sport (Albania)

Begeja: Më bindi Bizhdili, rikthej Besën në Superiore

“Kemi arritur akordin me 7 lojtarë, nuk zhgënjejmë”

- FERIZ FERIZAJ

yshja durrsake, Begeja- Xhai të emëruar një javë më parë, tashmë kanë nisur punën për afrimin e lojtarëve. Trajneri durrsak e merr drejtimin e Besës pas një përvoje tek akademia e Teutës dhe ekipi i parë. Në intervistë­n e tij të parë për "Panorama Sport", trajner Gentian Begeja sqaron detajet për përgatitje­t për Besën e re. Ai tregon se përse pranoi ofertën e presidenti­t Nexhat Bizhdili, ndërkohë që ishte pjesë e stafit durrsak. Cili do të jetë boshti i lojtarëve që do ofrohen dhe a do të ketë testime siç ka ndodhur çdo prag sezoni. Këto janë disa prej çështjeve, për të cilat flet trajneri i ri i Besës.

Përse e pranuat ftesën e presidenti­t Bizhdili për të drejtuar Besën në Kategorinë e Parë?

Një emër si Besa natyrisht që i bën nder çdo trajneri. Përpara meje, këtë skuadër e kanë drejtuar emrat më të shquar të trajningut shqiptar. Dihen marrëdhëni­et mes presidenti­t të Teutës dhe atij të Besës dhe kjo ishte një shtysë më shumë për ta pranuar ofertën. Presidenti Bizhdili më paraqiti një plan ambicioz, me të cilin do të rikthejë skuadrën në Superiore. Ai gjithashtu me garantoi dorë të lirë që në ndërtimin e grupit dhe drejtimin e skuadrës.

Çdo prag sezoni, Besa e ka nisur me testime lojtarësh, po ju kështu do të vazhdoni apo do të ketë një strategji tjetër?

Një objektiv që është ngjitja në Superiore nuk pranon kurrsesi testime. Nuk e mohoj faktin se gjatë testimeve mund të zbulosh edhe lojtarë me vlera, por personalis­ht

jam kundër testimeve dhe bashkë me Bizhdilin kemi diskutuar që të vijnë në ekip vetëm ata futbollist­ë që do të bashkërend­ojmë emrat ne si staf dhe presidenti.

Ndonjë emër konkret apo pista më e mundshme ku do të përqendroh­eni për të afruar lojtarë?

Një ekip me emër, histori e traditë si Besa mbetet dëshirë e kujtdo. Që kur pranova detyrën e trajnerit, me dhjetëra telefonata lojtarësh kanë telefonuar presidenti­n Bizhdili dhe mua për t'u afruar në ekip. Ne kemi nisur tashmë punën së bashku me kolegun Xhai dhe presidenti­n, duke kontaktuar lojtarë cilësorë me përvojë. Krahas tyre do të afrojmë edhe futbollist­ë nga Kosova, me të cilën Bizhdili ka mjaft njohje me menaxherë e trajnerë kosovarë. Krahas tyre, pjesë e vëzhgimit tonë do të jenë edhe talentet e reja, ku Besa U-17 ka një brez të artë. Me pak fjalë, do të ketë një gërshetim miks mes lojtarësh me përvojë nga Shqipëria dhe atyre kosovarë. Krahas arritjes së objektivit për ngjitjen në Superiore, ne do mendojmë edhe për perspektiv­ën që një pjesë të mirë të grupit ta ruajmë edhe në elitë.

Kur do të startojnë përgatitje­t?

Për momentin, deri në datën 15 do të vijojmë kontaktet. Nuk dua të citoj emra, por 4 lojtarë thuajse janë pjesë e Besës tashmë. Presidenti Bizhdili tashmë ka mbyllur kontratat me 3 lojtarë kosovarë. Do të vijojmë afrimet dhe më datën 16 korrik do nisim grumbullim­in. E ritheksoj se në ekip do të paraqiten vetëm ata lojtarë, të cilët do të njoftohen nga stafi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania