Panorama Sport (Albania)

Arbri: Gati për Tomorin, realizoj atë që nuk bëra në fushë

Polizoi: Jam vetofruar për drejtor sportiv, pres OK

-

Gazeta "Panorama Sport" ka bërë të ditur në mënyrë ekskluzive një ditë më parë ndryshimin që mund të ndodhë në kupolën e klubit dhe ekzaktësis­ht në pozicionin e drejtorit teknik. Në fakt, ky pozicion ka rreth 2 sezone që nuk përfaqësoh­et nga askush te Tomori dhe hipoteza për të marrë këtë rol mban emrin e ish- futbollist­it Polizoi Arbri. Ky i fundit është vëllai i trajnerit aktual të skuadrës, Gersi Arbri. Megjithatë, i menjëhersh­ëm ka qenë edhe reagimi i 30-vjeçarit, i cili nuk ka dashur ta bëjë fakt të kryer diçka të tillë, pasi bëhet fjalë për një dëshirë personale dhe që më pas do të vlerësohet nga krerët më të lartë në klubit.

ARBRI - Në një prononcim për "Panorama Sport", Polizoi, që e la futbollin në një moshë të re për shkak të problemeve shëndetëso­re, u shpreh: "Ky lajm është i bazuar diku, por ende nuk mund të flitet me një siguri të madhe. Personalis­ht nuk kam dashur që ky lajm të bëhej publik, pasi ende nuk ka diçka konkrete dhe zyrtare. Është e vërtetë që jam vetofruar për të dhënë kontributi­n tim në rolin e drejtorit teknik. Dhe dua të realizoj atë që deri më parë nuk e kam dhënë si futbollist i kësaj skuadre në fushë. Megjithatë, kjo mbetet vetëm një dëshirë e imja, pasi më tej janë drejtuesit më të lartë ata që vendosin pikat mbi 'i'. Shpresoj që dëshira ime të plotësohet, pasi mund të bëj shumë gjëra pozitive në një ambient që është shndërruar totalisht dhe vetëm me qëllimin e ruajtjes së imazhit të klubit", përfundoi prononcimi­n e tij, Polizoi Arbri. Tashmë, gjithçka pritet për t'u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

PËRGATITJE­T - Skuadra e Tomorit do të zbresë sot në fushën e blertë të stadiumit, duke filluar zyrtarisht nga përgatitje­t për sezonin e ardhshëm. Në këtë seancë do të jenë të pranishëm vetëm futbollist­ët vendës, ku në ditët në vazhdim pritet t'u bashkohen edhe disa prej lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar. Po ashtu pritet që këto ditë të ketë edhe fytyra të reja, ku bëhet fjalë për prurje apo testime. Gjithsesi, drejtuesit kanë siguruar që ky sezon do të jetë më rezultativ se ai i mëparshmi. Pritet që të krijohet një ekip që të rivalizojë për sa i përket ngjitjes në elitë. Dihet se kampionati i ardhshëm do të ketë shumë konkurrenc­ë, por në Berat janë të bindur se mund të bëjnë paraqitje të mirë, ndërsa boshti i skuadrës është konsolidua­r. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania