Panorama Sport (Albania)

“RULETA RUSE” djeg Spanjën, mbijeton Kroacia

Të dyja ndeshjet vendosen me penallti, iberikët rekord pa vlerë me një mijë pasime

-

Analiza e dështimit/ Mesi s'vraponte, Ronaldo u zhduk në duelin vendimtar

Dita e Brazilit, Tite dhe Tiago Silva presion Nejmarit

Franca, legjendat i përulen Mbapesë: Është përbindësh

Anglia, Herri Kejn Betohet për gola deri në fund

Haman: Ju tregoj trajnerin ideal për Gjermaninë

‘‘ Akinfajev na dërgon në shtëpi", shkruan e përditshmj­a "As" që pasohet nga "Marça", që mallkon penalltitë. Shumë pak mund ta kishin besuar një eliminim nga Rusia. Një tjetër njollë e zezë në historinë e "La Roja", që nuk binin edhe në fazën e grupeve. Ndeshja e fundit me Marokun vuri në pah edhe vështirësi­të që po haste skuadra, ku vetëm pak ditë nga Botërori shkarkoi trajnerin Lopetegui, i cili tani do të drejtojë pankinën e Realit të Madridit.

PJESA E PARË

Ndeshja filloi mirë për spanjollët, që kaluan të parët në avantazh në minutën e 12- të pas një autogoli të Ignateviçi­t. Rusët u munduan të reagonin dhe filluan të ushtronin trysni te porta e De Geas, që ishte i vëmendshëm në dy tentativa nga rusët. Spanja kishte më shumë epërsi në zotërimin e topit, por ishte e vështirë të depërtohej në mbrojtjen ruse. Në minutën e 40- të vjen dhe episodi që solli golin e barazimit të Rusisë. Pas një krosimi në zonë, Pike prek dukshëm topin me dorë. Arbitri holandez Bjorn Kuipers tregon nga pika e bardhë. Penalltia ishte aq e pastër, sa nuk ka nevojë as për të ndërhyrjen e VAR-it. Nga pika e bardhë godet Dzyba, që dërgon topin në njërin krahë dhe De Gean në krahun tjetër. Pjesa e parë mbyllet 1-1. PJESA E DYTË

Në 45 minutat e dyta trajneri Hierro aktivizoi Iniestën për David Silvën. Por rusët janë të rreshtuar mirë në fazën mbrojtëse, duke mos i lënë asnjë hapësirë spanjollëv­e që provojnë me Diego Aspas, por sulmuesi ndalet nga portieri Akinfajev. Në fund të 90 minutave rezultati nuk ndryshon. KOHA SHTESË

DHE PENALLTITË

Në kohën shtesë skuadrat duken të lodhura dhe nuk arrijnë të prodhojnë shumë raste, duke menduar për penalltitë. Ndërkohë është Spanja që kontrollon lojën me pasime të shumta në zona të ngushta, por zona kundërshta­re është edhe një herë e vështirë për t'u kaluar. Pas përfundimi­t të 120 minutave lojë, radhën e kanë penalltitë. Iniesta gjuan penalltinë

e parë pas verdiktit të shortit nga arbitri Kuipers. Mesfushori gjuan saktë duke shënuar. Më pas është Smolov, që barazon rezultatin. Pike nuk gabon dhe po ashtu Ignalshevi­ç. Koke merr përsipër penalltinë e tretë që pritet nga Akimvajev.

Më pas Golovin shënon, duke entuziazmu­ar mijëra tifozë. Ramos shënon në të katërtën dhe gjithashtu Shershejev, që nuk fal për herë të dytë. Në penalltinë e radhës është Diego Aspas që ndalet përsëri nga portieri vendës, i cili shndërrohe­t në hero për

kombin e tij. Ruleta ruse eliminoi spanjollët, që tani duhet të presin biletën për në shtëpi. Spanja është skuadra e katërt nga më favoritet që eliminohet. Ajo do t'i bashkohet Gjermanisë, Argjentinë­s dhe Portugalis­ë në rrugën për në atdheun e tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania