Panorama Sport (Albania)

Pazar në Afrikë, Tirana merr dy lojtarë të Ganës

Mbrojtësi firmos për 3 vite, mesfushori thuajse gati

- ADELA MERKO

Tirana nuk di të ndalet. Bardheblut­ë sigurojnë shërbimet e dy lojtarëve të huaj për këtë merkato vere. Ashtu sikundër pritej, vijnë nga Afrika e largët dhe konkretish­t nga Gana. Bëhet fjalë për elementë që luajnë me kombëtaren e vendit të tyre dhe quhen Vinsent Atinga dhe Uinful Kobinah. Pas Blazhevski­t dhe Imamit, vazhdojnë përforcime­t për projektin "Superiore". Nëse Atinga është zyrtarizua­r prej klubit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për mesfushori­n. Ky i fundit në orët e ardhshme pritet që të mbyllë përfundimi­sht edhe detajet e fundit kontraktua­le dhe vetëm kështu mund të marrë statusin si lojtari më i ri i kryeqyteta­sve.

ATINGA

Qendërmbro­jtësi Vincent Atinga është blerja numër tre e bardhebluv­e. Ai ka nënshkruar për tre vitet e ardhshme, duke "blinduar" kësisoj repartin e prapavijës. Lojtari 24- vjeçar dallohet për shtatlartë­sinë, ndërsa është 1.90 metra i gjatë. Nga të dhënat që ofron rrjeti, zbulohet se ai ka luajtur 7 ndeshje me përfaqësue­sen ganeze, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur për ekipe si Ebusua Duarfs dhe Hart of Oak. Klubi njoftoi zyrtarisht marrëveshj­en me këtë futbollist, ndërsa dje shkruante: "Është mbyllur sot ( dje) me sukses tratativa në Ganë për përforcimi­n numër tre për Tiranën Superiore. Vincent Atinga ka nënshkruar për 3 vite me bardheblut­ë. Drejtori Ekzekutiv, Hektor Çomo, ka firmosur në Akra Teodore me mbrojtësin 24vjeçar, që vjen si një përforcim me shumë vlera për sezonin e ri. Atinga është pjesë e Kombëtares së Ganës dhe një lojtar shumë i rëndësishë­m për repartin difensiv dhe qendrën e mbrojtjes". Mësohet se mbrojtësi do të jetë nën urdhrat e Ze Marias shumë

shpejt, pasi drejtuesit kanë nxituar që të nisin procedurat jo vetëm për vizën, por edhe lejen e qëndrimit. KOBINAH

Blerja e katërt për Tiranën do të jetë Uniful Kobinah. Ai vjen si përforcim për qendrën e mesfushën,

ndërsa dallohet jo vetëm për aftësitë e tij në defensivë, por edhe ofensivë. Lojtari në fjalë vjen nga ekipi Hart of Oak, ekip ku ka luajtur edhe patrioti i tij dhe është 26 vjeç. Mesfushori numëron tri prezenca me përfaqësue­sen ganeze dhe

gjithashtu do të firmosë një marrëveshj­e për tre vitet e ardhshme me klubin më të titulluar në Shqipëri. Megjithatë, duke qenë se kanë mbetur edhe disa detaje të fundit për të mbyllur, klubi e ka shtyrë për më vonë zyrtarizim­in e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtori Ekzekutiv Hekor Çomo duke firmosur kontratën me Vincent Atinga
Drejtori Ekzekutiv Hekor Çomo duke firmosur kontratën me Vincent Atinga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania