Panorama Sport (Albania)

Tirana, kontakte me Edon Hasanin

Shkodrani i larguar nga Sepahani, shihet si opsion për mesfushën te bardheblut­ë

- ADELA MERKO

Edon Hasani nis bisedimet me Tiranën. Shkodrani është kontaktuar së fundmi dhe po negociohet për një transferim të mundshëm në kryeqytet. Mesfushori i larguar pak kohë më parë nga Irani ka filluar që të mendojë...

Edon Hasani nis bisedimet me Ti ranën. Shkodrani është kontaktuar së fundmi dhe po negociohet për një transferim të mundshëm në kryeqytet. Mesfushori i larguar pak kohë më parë nga _rani ka filluar që të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij. Edhe pse lakmon që të luajë sërish jashtë vendit, po konsideron edhe opsionet që ka në Shqipëri. ^he një variant serioz janë pikërisht bardheblut­ë. Në rast se ky operacion do të mbyllet me sukses, atëherë 26-vjeçari do t'u shtohej alternativ­ave që Ze Maria ka aktualisht në dispozicio­n për mesin e fushës. Nën urdhra e tij janë zyrtarisht Erando Karabeci e Toni Maveje, ndërsa drejt konfirmimi­t është edhe Asion ^aja `i cili ende nuk ka rinovuar kontratën në faktw. Përtej të rinjve të talentuar që kanë për këtë repart, që mund të shfrytëzoh­en për të dubluar formacioni­n, klubi nuk do që të ndalet këtu. Përgjegjës­it e merkatos synojnë që të shtojnë jo vetëm eksperienc­ën në 11-she, por edhe cilësinë. Tirana ka pretendime të mëdha pas rikthimit në elitë, ndaj edhe presidenca nuk po kursehet. Kujtojmë që për mesfushën janë shumë pranë marrëveshj­es edhe me ganezin {inful Kobinah. Ndryshe nga blerja e tretë `mbrojtësi Vincent Atinga w , 26- vjeçari ende nuk ka firmosur dhe as është zyrtarizua­r nga klubi. Ndoshta kjo vonesë vjen prej Hasanit, gjithsesi gjithçka do të zbulohet në ditët e ardhshme edhe për këtë çështje. Mesfushori i dalë nga Vllaznia, gjatë karrierës së tij ka

luajtur edhe për Kukësin në Shqipëri, ndërsa jashtë territorit ka veshur fanellat e Litekst Lovesh, | eahlaul, Poli Timishoara dhe rishtas të Sepahanit. Aventura në _ran ishte më e shkurta, ndërsa në total u aktivizua për 6 ndeshje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania