Panorama Sport (Albania)

Nejmar bën me “krahë” Brazilin, Belgjika për infarkt

“Seleçao” kualifikoh­et dhe parakalon Gjermaninë për golat. “O'Ney” tërbon Meksikën

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kalon Ronaldon dhe Mesin, Nejmar: Tani më shihni nga shtëpia Sulm si Napoli dhe mbrojtje si Juvja, Tite: Brazili është i frikshëm Rusia, festimet më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore Anglia sytë nga Kejn, Falkao: Ndeshja e ëndrrave Franca/ Mbape si Pele, vetëm ai shkëlqente 19 vjeç

Meksika duron vetëm 25 minu ta, pastaj vjen Brazili dhe u jep fund ëndrrave të "El Tri". Nuk ka goleadë, por në këto kohëra dhe në këtë Botëror mjafton një 20 për të siguruar kualifikim­in. Në këtë mënyrë, Nejmari nuk u bashkohet me pushime në Formentera yjeve të tjerë si Myler, Mesi, Ronaldo dhe Iniesta. Jo. Ai qëndron në Rusi, shënon golin vendimtar dhe jep një asist duke dërguar të tijtë në çerekfinal­e, e cila do të luhet të premten në Kazan në orën 20:00. Ndeshjen e vulosi Firmino në minutat e fundit dhe kjo ishte fitorja e tretë 2-0 e verdhejesh­ilëve që tani janë një garanci. Meksika largohet mes pengjeve që nuk shfrytëzoi dot mirë 25 minutat e para të ndeshjes.

ME DY FYTYRA- Pjesa e parë me dy fytyra për Brazilin, i cili befasohet nga skema e Meksikës me 4-1-4-1 dhe e ka të vështirë të gjejë mekanizmat e duhura për të shprehur më të mirën. Madje, është Meksika që bëhet e rrezikshme me Lozanon, Velën dhe Çiçariton. Por mungon saktësia në pasimin e fundit dhe Brazili vuan. Ose më mirë, studion kundërshta­rin. Në fakt, pas minutës së 25-të futet në ndeshje Nejmar dhe shastis mbrojtjen kundërshta­re. Oçoa i mohon golin atij, por ndërhyn saktë edhe ndaj Kutinjos dhe Zhezusit. Në 45 minutat e para ndeshja ishte ende 0-0, por publiku në Samara duartroket spektaklin.

LAVDI DHE AKTRIMNë pjesën e dytë Osorio ndryshon. Në fushë Lajun për Markezin, por i sapofuturi në fushë nuk luan si mesfushor, por në të djathtë. Duhet një i freskët dhe mbi të gjitha i pa ndëshkuar për të ndalur Nejmarin. Por nuk mjafton. Brazili kishte ndryshuar marsh dhe pas 6 minutash lojës gjen golin e avantazhit. Uillian depërton nga e majta dhe jep pasimin që shfrytëzoh­et nga Nejmar. Është pikërisht "zgjimi" i Uillianit që ndryshon lojën e Brazilit. Osorio ndryshon sërish, por është e kot. Brazili është më i qartë në strategjin­ë e re për të goditur kundërshta­rin, por tronditet kur Kasemiro merr karton të verdhë dhe humbet çerekfinal­et. Në minutat e fundit ka

kohë edhe për një "aktrim" të Nejmarit. Lajun e shkel në tentativën për t'i marrë topin, por arbitri nuk ndërhyn as me VAR duke e konsiderua­r një simulim veprimin e sulmuesit. Është sërish Nejmar protagonis­ti kur jep një pasim të bukur për Firminon, i cili i sapo futur gjen golin. Ishte goli i 228 i historisë së Brazilit në Botëror, që bëhet kombëtarja me më shumë gola në këtë kompeticio­n duke kaluar Gjermaninë (226). Meksika provoi të përhapte panik në mbrojtje, por kur ke përpara Tiago Silvën, Mirandën dhe Alisonin është e vështirë të gjesh rrjetën. Në fërshëllim­ën e trefishtë të gjyqtarit Roki nis samba...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania