Panorama Sport (Albania)

4-4-2 dhe Zhezus mesfushor, si Brazili ndryshoi strategji

-

Brazili u surprizua në fillimin e ndeshjes kur pa që Meksika kishte zbritur në formacioni­n titullar veteranin Rafa Markez, i cili ishte pozicionua­r në qendër të mesfushës dhe u jepte lirshmëri dy lojtarëve të tjerë për të bërë presion lart që të pengonin nisjen e aksioneve të "Seleçaos". Kjo gjë e vuri në vështirësi ekipin e Tites. Trajneri e mësoi skemën e rivalit 1 orë përpara, por nuk donte të ndryshonte dhe i besoi Planit A. Brazili me skemën 4-1-4-1 siç ka luajtur në ndeshjet e mëparshme. Por nuk mund të vazhdonte më shumë me këtë skemë dhe e pa që nuk po funksionon­te. Në atë moment vendosi që të ndryshonte menjëherë duke shtuar forcat në repartin e avancuar. Nga 4-1-4-1, Brazili kaloi në 4-4-2 duke spostuar Nejmarin në ndihmë të Gabriel Zhezusit në vijën e par dhe Kutinjon si mesfushor të majtë. Kjo bëri që Meksika ta kishte të vështirë të niste lojën duke qenë se presingu i Brazilit tani ishte më i madh në mbrojtje falë punës që bëri Zhezus dhe Nejmar. Për më tepër, me një modul të tillë, Uillian dhe Kutinjo patën më shumë lirshmëri për të bërë gjithçka në repartin e sulmit, edhe pa ndihmën e dy mbrojtësve të krahut. Sepse në minutat e para Fagner dhe Filipe Luis qëndruan në vijë të drejtë me Mirandën dhe Tiago Silvën për të shmangur kundërsulm­et e frikshme të Meksikës. ZHEZUS MESFUSHOR- Nejmar-Kutinjo dhe Zhezus alternuan mirë pozicionet në fushë. Në disa momente kalonte numri 10 si mesfushor i majtë dhe Kutinjo spostohej si sulmues i dytë pas shpinës së Zhezusit. Por zhvendosja gjeniale ishte kalimi i Gabriel Zhezusit si mesfushor i majtë, i cili është një lojtar shumë punëtor dhe për më tepër nuk kishte karton të verdhë. Brazili e kontrolloi lojën, pasi bëri këto lëvizje dhe Meksika, pavarësish­t se u mundua të reagonte me zëvendësim­et, ishte shumë e vështirë. Futja e një mesfushori të freskët si Fernandinj­o në vend të Paulinjos bëri që ekipi të kishte më shumë ide dhe pikërisht nga pasimi i tij erdhi edhe aksioni i golit të dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania