Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BRAZILIT

-

ALISON 6- Ka disa shpërqendr­ime dhe disa rivënie nuk i ka të sakta. Duket që nuk është në majën e rendimenti­t. Por, si me të qeshur dhe me shaka arrin ndeshjen e tretë radhazi pa pësuar. 310 minuta pa gol. Jo keq. FAGNER 6- Në rritje të vazhdueshm­e. Këtë e tregon në duelet një për një me Velën dhe Lozanon, që nuk janë klientë të lehtë për t'u përballur, duke parë atë që kanë bërë deri tani. Ia del dhe ndihmon edhe sulmin.

TIAGO SILVA 7- Nëse përpara Botërorit kishte disa skeptikë për rikthimin e tij si titullar, tani dyshimet kanë rënë. Jo vetëm për golin e shënuar ndaj Serbisë, por mbi të gjitha për ndeshje monumental­e në qendër të mbrojtjes kundër Meksikës. E mbyll sfidën me dhimbje në brinjë dhe duhet monitoruar me kujdes gjendja e tij. MIRANDA 6,5- Tiago Silva e rrit nivelin, ndërsa ai e konfirmon sa mirë ka bërë në dy ndeshjet e fundit. Gabimi në debutim është i harruar.

FILIPE LUIS 6- Duhet të zëvendësoj­ë një nga "drejtorët" e fshehur të skuadrës dhe e bën deri diku detyrën. Sigurisht, nuk mund t'i kërkosh të njëjtin kontribut edhe në fazën sulmuese. PAULINJO 6- Depërton më pak se zakonisht sepse Meksika nuk lë hapësira mes linjave. Por, i shkon afër golit dhe e ndal Oçoa. Sigurisht që është i vlefshëm kur duhet të bllokojë. ( Nga 80' FERNANDINJ­O 6- Futet dhe jep pasimin për aksionin e golit të dytë. Në ekuilibrat e një Botërorit janë detajet që peshojnë shumë. Kandidohet për një fanellë titullari duke parë që Kasemiro do të mungojë).

KASEMIRO 6- Vuan shumë dinamizmin dhe shpejtësin­ë e Meksikës, që u mbyll në zonë dhe kërkonte kundërsulm­in dhe pasimet e gjata të shpejta. Ndëshkohet dhe humbet Belgjikën. Mungesë e rëndësishm­e. KUTINJO 5,5- Ndeshja më e dobët në një Botëror, të cilin deri tani e ka luajtur në perfeksion. Vuan faktin që Meksika nuk i lë hapësira mes linjave. (Nga 86' FIRMINO 6- Futet dhe pas 2 minutash dhe katër sekondash mbyll ndeshjen. Goli i dytë më i shpejtë nga një zëvendësue­s në Botëror. Zëvendësim i çmuar. UILLIAN 7- Pas tri ndeshjeve të luajtura nën nivel, iluminon Brazilin në aksionin e golit të Nejmarit. Duket sikur asisti e zhbllokoi dhe në pjesën e dytë dhuron spektakël. GABRIEL ZHEZUS 6- Ingranazhe­t e Brazilit nuk janë të njëjta si ato të Sitit, por kur Nejmar i afrohet dhe luan si sulmues i dytë gjërat ndryshojnë. Por, mund të përmirësoh­et. NEJMAR 7- Pas 30 minutash duke vuajtur, Tite e afron me Zhezusin dhe ai ndryshon lojën. Ka rastin më të rrezikshëm në pjesën e parë, pastaj goli e zhbllokon dhe ai ideon golin e dytë nga një kundërsulm. Është gati të zëvendësoj­ë mungesën që lë eliminimi i Ronaldos dhe Mesit. TRAJNERI TITE 6,5- Nuk është Brazili i vitit 1970, por bëhet fjalë për një skuadër të fortë dhe të organizuar në dy fazat e lojës. Kjo të bën të kuptosh se çfarë mund të bëjë. E lexon lojën dhe ndryshon skemën pas 30 minutash. Veprim prej trajneri të madh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania