Panorama Sport (Albania)

Osorio: Nejmar si kloun, Roki ndihmoi Brazilin

-

Pas humbjes me Brazilin, trajneri Huan Karlos Osorio nuk i mban nervat dhe shpërthen ndaj arbitrit Roki dhe mbi të gjitha ndaj Nejmarit. Numri një i Meksikës thotë se gjyqtari i dha një dorë Brazilit për fitoren. "Arbitri e favorizoi Brazilin. Të humbasësh kaq shumë kohë në një ndeshje për një lojtar si Nejmari është turp për futbollin. Roki nuk u tha asgjë lojtarëve të mi dhe ata u nervozuan. Futbolli është një lojë për burrat dhe jo për klounët", tha fillimisht Osorio. E djeshmja mund të ishte sfida e fundit në stolin e Meksikës, por ai nuk e konsideron të rëndësishë­m këtë fakt. "Është diçka pa vlerë. Nuk duhet të mendoj për këtë gjë", vazhdoi më tej.

NDESHJA- Fitorja në debutimin e Botërorit krijoi iluzion te meksikanët, që pas 32 vitesh mund të thyenin tabu çerekfinal­e. Por, nuk arritën të bënin gjë kundër Brazilit dhe ëndrra u shua. "Patëm 54 për qind kontroll të topit, por na mungoi vetëm pasimi në metrat finalë të fushës. E nisëm ndeshjen shumë mirë, por nuk i shfrytëzua­m dot siç duhet rastet që krijuam. Por, të luash në nivel të njëjtë me një skuadër si Brazili tregon se Meksika është në një moment shumë të mirë. Na mungoi vetëm kualiteti që kishte Brazili përballë portës, por ia dolëm të zhvillonim një ndeshje të ekuilibrua­r. Duhet të vazhdojmë të përmirësoh­emi dhe tani dua që lojtarët tanë të nisin të luajnë në Europë, në mënyrë që të përballen me lojtarët më të fortë në botë. Vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësoh­et ndjeshëm edhe niveli i kombëtares tonë", sqaroi trajneri kolumbian. Ai nuk donte të fliste për të ardhmen. "Do të bëhen analiza të thella në lidhje me këtë kompeticio­n dhe performanc­ën që ne zhvilluam. Të ardhmen time do ta vendosin shefat dhe unë, ashtu si ju, do ta mësoj shumë shpejt. Për momentin dua të shpreh krenarinë që drejtoj këtë skuadër dhe që kam punuar me këta djem të mrekullues­hëm. Ishte diçka shumë e bukur", përfundoi fjalën e tij në konferencë­n për shtyp trajneri 56-vjeçar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania