Panorama Sport (Albania)

B !'( $ ) *" &+, ( *" # $

! ropianët "ëjnë mrek llinë, e kthejnë në sekon ën e n it e tani i pret Bra#ili

- Përgatiti: LEDIO NASE

"Mos u shiko tepër në pasqyrë prej bukurisë", thotë një shprehje. Dhe Belgjika nga talentet u dogj në Euro 2016, por ndoshta nuk ka marrë mësim. Thuajse e dorëzuar pas 52', belgët përmbys Japoninë nga 0-2 në 3-2 në aksionin e fundit. Dhe tani, në çerekfinal­e, do ketë një sfidë më impenjativ­e, ndaj Brazilit, që fitoi sfidën e drekës me rezultatin 2-0, duke eliminuar nga turneu Meksikën.

START SHO K - Në minutat e para, aziatikët e nisin mirë: qarkullojn­ë topin dhe kontrolloj­në me kujdes kundërsulm­et belge. Por, është një situatë që do ndryshojë e rindryshoj­ë shumë shpejt me kalimin e kohës: kundërsulm­e nga të dyja krahët me skuadrat që do zhvillojnë një lojë të hapur. Lukaku e Hazard më të rrezikshmi­t për Belgjikën; Kagava, Inui e Haraguçi për Japoninë. Pak rreziqe në 45' e para. Koha për pushim. Një pjesë e parë e kënaqshme. Belgjika shton nivelin e lojës me kalimin e minutave, duke rrezikuar në disa raste.

FOTOFI ISH - 3' pas rikthimit në fushë, Japonia befason belgët, me Haraguçin zhbllokon rezultatin. Me një pasim të bukur në vertikale nga Shibasaki, sulmuesi japonez kontrollon topin dhe e dërgon në këndin e kuadratit, duke mos i lënë Kurtuasë kohën për të reaguar. Por, ky Botëror ka surpriza për të

gjithë, të cilat po i vuajnë të gjitha "të mëdhatë": edhe skuadra e Martinezit. Pas 4' "Samurait" shënojnë të dytin... Në të 52-tën Kagava kontrollon topin dhe e ul për Inuin, goditja e të cilit (nga 25 netra) ndalet në rrjetë, në të majtë të Kurtuasë. Belgjikës i priten

gjunjët: duket një skuadër konfuze që nuk arrin (ose e ka të vështirë) të ndërtojë aksione të pastra. Por, episodi që të gjithë do shohin në "Rostov Arena" është madhështor: në të 69-ën, nga zhvillimet e një goditjeje nga këndi, pas një dyluftimi topi ngrihet në ajër

për thuajse 50-60 metra dhe përfundon në kokën e Vertongen. Mbrojtësi belg, nga pozicion diagonal, në tentativë për ta "krosuar" ( me kokë) në qendër e ngre për 30-40 metra dhe sfera ulet në shtyllën e dytë të Kavashimës. Ndeshja "ndizet". 5' më vonë rezultati ndryshon sërish: sërish nga një goditje këndi, këtë herë Hazard gjen Felainin, i cili shkëputet me kokë mbi të gjithë dhe barazon shifrat. Bien poshtë gjithë skemat dhe fiton spektakli. Dhe në sekondën e fundit, përmbysja: pas një kundërsulm­i model, belgët e nisin pasimin e partë nga Kurtua dhe, me një takim, e përfundojn­ë me Çadli. Mesfushori duhet vetëm ta shtyjë në rrjetë dhe lë në gjunjë (e në lot) popullin japonez. Kurrë mos trego mendjemadh­ësi: është një rregull, veçanërish­t në këtë Botëror të çmendur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania