Panorama Sport (Albania)

Nga të panjohur në legjenda, ku ishin yjet në moshën e Mbapesë

Pele ishte "Mbret", Maradona snobohej nga Menoti

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Tripletë në Botëror, re kord moshe për ko mbëtaren franceze për golin më të hershëm dhe shpejtësi supersonik­e. Vetëm 19 vjeç dhe Kilië Mbape është të gjitha këto, pa harruar edhe 180 milionë eurot që vlen në merkaton e futbollist­ëve. Sulmuesi i Francës udhëheq të tijtë dhe PSG-në, por çfarë bënin në këtë moshë legjendat e futbollit, si Krujf, Pele apo bashkëkohë­s si Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Pele (Brazil): Mbret i shpallur

I lindur më 23 tetor 1940, 19 vjeç Pele kishte fituar një nga tre Kupat e tij të Botës. Autor i gjashtë golave në Botërorin suedez, "O Rey" (mbret) bëhej gati të pushtonte botën ku edhe sot vijon të cilësohet si Mbreti.

Johan Krujf (Holandë): Nuk ishte ende mishërimi i futbollit

I lindur më 25 prill 1947, Krujfi 19-vjeçar shpallej "vetëm" kampion Holande me Ajaksin. Dy sezone fantastike (1966 dhe 1967) me "Harkëtarët" nuk shërbejnë për një grumbullim në kombëtare, me të cilën debuton 22vjeçar në një ndeshje kundër Hungarisë (2-2). Në 1974 dhe 27 vjeç luan Botërorin e parë dhe të fundit në karrierë ku shkëlqen deri në finalen e humbur kundër Gjermanisë.

Mishel Platini (Francë):

Lider i Nansisë

I lindur më 21 qershor 1955, Platini 19-vjeçar shpallej kampion i kategorisë së dytë në Francë. Golashënue­si më i mirë i Francës (41 gola) në moshën e Mbapesë nuk e kishte shijuar ende kombëtaren. Pak ditë përpara përvjetori­t të 20-të, Platini grumbulloh­et me "Gjelat", ndërsa debuton në Botëror dy vjet më pas, në 1978 ku shënon vetëm një gol.

Diego Maradona (Argjentinë) : Debutim

botëror i mohuar

I lindur më 30 tetor të 1960- ës, ishte më pak se 17vjeçar kur grumbulloh­et nga kombëtarja e vendit të tij U-20. Menoti nuk e merr në Botërorin e 1978-ës edhe pse ishte zgjedhur "Lojtari më i mirë i Vitit". Me të rriturit hedh hapat e para në kombëtare, pikërisht kur ishte 19 vjeç. Në 1986 shpall Argjentinë­n kampione bote për herë të dytë në histori.

Zinedin Zidan (Francë): Vite dritë larg "Gjelave" Lindur më 23 qershor të 1972- it, në moshën 19vjeçare ishte një talent i Kanës, ekip me të cilin kishte debutuar tre vite më herët.

Në moshën 22-vjeçare debuton në kombëtare me një dopietë në barazimin 2- 2 kundër Republikës Çeke.

Ronaldo (Brazil): Fenomen i rrallë Lindur më 22 shator të 1976- ës, Ronaldo 19- vjeçar ishte prej dy vitesh kampion bote, megjithëse pa bërë asnjë hap në fushë. Mosaktiviz­imi në kombëtare nuk cenon statusin e një djaloshi që në të njëjtën moshë me Mbapenë tërbonte Europën me driblimet dhe golat e tij. Ende pa mbushur 22 vjeç, Ronaldo shënon katër herë në "Francë 98", çon "Seleçaon" në finale ku humbet ndaj Francës.

Kristiano Ronaldo - Finalist europian Vetëm 18-vjeçar imponohet te Mançester Junajtid, teksa 19 vjeç e pesë muaj shkon deri në finalen e "Euro 2004" ku humbet ndaj Greqisë. 90 minutat në fushë i shërbejnë si një mësim i mirë, të cilin e kthen në favorin e tij 12 vjet më pas, kur Portugalia e tij shpallet "mbretëresh­ë" e Kontinenti­t të Vjetër.

Lionel Mesi Argjentinë):

Fat katalanas

Edhe Mesi, 19-vjeçar e ka luajtur një Kupë Bote (në Gjermani), trofe të cilin e ka fituar për grupmoshën nën 20 vjeç, por së bashku me Ronaldon nuk ka shijuar kurrë një gol në fazën me eliminim direkt të një Botërori, diçka që Mbape e ka shijuar plot tri herë deri tani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania