Panorama Sport (Albania)

Grizman: Kumbari Godin, ja pse s’gaboj nga pika e bardhë

"Kam gjetur formulën për 11-metërshin perfekt"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Golat e tij po vijnë nga pika e bardhë, por në Francë konsideroh­et ylli i ekipit, pavarësish­t se është Mbape ai që po shkëlqen me të vërtetë. Antuan Grizman ka dhënë një intervistë për "L'Equipe", ku ka specifikua­r lidhjen e tij me Uruguain, duke treguar që ka gjetur sekretin e penalltive të sigurta.

Antuan, ju pret Uruguai, çfarë raportesh keni me "Celesten"?

Gjithçka merr fill kur luaja ende për Real Sociedadin, ku trajneri im Martin Lasarte, ishte uruguaian. Karlos Bueno, sulmuesi i skuadrës dhe uruguaian, më mori në patronazh dhe më mësoi të pija mate. Çdo vit kisha një ose dy uruguaianë në ekip. Është një komb që e adhuroj, do të jetë një ndeshje e veçantë në aspektin emocional për mua.

A ka ndonjë aspekt të karakterit tuaj që ngjason me atë të uruguaianë­ve dhe a është e vërtetë që jeni tifoz i Penjarolit?

Jam shumë tifoz i asaj skuadre sepse atje ka luajtur Karlos Bueno. Kur luanim bashkë, shikonim ndeshjet e Penjarolit dhe madje di përmendësh edhe këngët e tifozërisë. Uruguaiane tek unë mund të them se është fakti që jap gjithmonë gjithçka dhe ndihmoj shokët.

Të premten keni përballë Diego Godinin, shok tek Atletiko. Si ndiheni?

Diego ka qenë njeriu i parë, me të cilin kam folur përpara se të nënshkruaj­a me Atletikon. Ai është një mik i vërtetë dhe nuni i vajzës sime, por tek Atletiko jemi të gjithë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Parashikoj një ndeshje të bukur dhe të fortë emocionali­sht.

Sa e vështirë është të përballesh më një mbrojtës që të njeh?

Nuk e mendoj këtë pjesë. Siç më njeh, ashtu e njoh, ndaj dueli do të jetë i ekuilibrua­r, sepse përballë do të kem edhe Hoze Mari Gimenezin, një tjetër shok skuadre në Madrid.

Thonë se edhe në stërvitje nuk gabon nga pika e bardhë. E vërtetë?

U bë kohë në fakt që nuk

gaboj më. Në të kaluarën kam gabuar shumë, si në fushë ashtu edhe në stërvitje, por tani nuk po ndodh më. Kam gjetur sekretin e goditjes perfekte, megjithatë besoj se më kuptoni kur them se nuk mund ta zbuloj, të paktën jo për momentin.

Sa mund të ndikojë një mungesë e Kavanit (i dëmtuar tek Uruguai)?

Nga pikëpamja ime, ai është sulmuesi më i mirë në skuadër. Punon shumë dhe përpara portës nuk ka nevojë të driblojë apo të prekë shumë herë topin. Rëndësia e Kavanit dihet, por edhe nëse luan Stuani, duhet të bëjmë shumë kujdes sepse është një lojtar që ia bën jetën ferr mbrojtësve rivalë.

Teksa fitonit 4-2, Lukcas

Hernandezi ju kërkoi një pasim, por ju i thatë të mos sulmonte më. Ishte ideja juaj apo një lëvizje e kopjuar nga Atletiko ku luani bashkë?

Ai më njeh dhe i di arsyet kur i kërkoj diçka të veçantë. Gjithashtu, duhet të dijë që kur jemi në avantazh të dy golave, në sulm nuk ia kemi nevojën (qesh). Duke i lënë shakatë, Lukas ka shumë talent, por është dhe i ri, ndaj nuk duhet të lejojë që të rrëmbehet nga vrulli i momenteve. Edhe ndaj Uruguait do të përpiqen ta tërheqin përpara për ta sulmuar pas krahëve, por ai është i zoti dhe do të dijë të jetë në lartësinë e situatës, përndryshe do më duhet t'i flas përsëri.

Çfarë ngjashmëri­sh dhe diferencas­h ka mes Argjentinë­s dhe Uruguait??

Në nivel loje nuk ka pikë ngjashmëri­e. Argjentina­sit niseshin nga mbrojtja, teksa Uruguai ka një manovër të përpunuar dhe kundërsulm­e vrastare. Argjentina orientohej nga Mesi, ndërsa uruguaianë­t luajnë në grup.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania