Panorama Sport (Albania)

Mbape dhe O'Ney kërcënojnë Mesin e Ronaldon

-

Botërori rus po thyhen çdo rregull futbollist­ik. Të mëdhatë po bien njëra pas tjetrës, teksa finalja pritet të jetë një premierë absolute. Me Mesin dhe Ronaldon që kanë komproment­uar rrugëtimet e tyre, "Topi i Artë" mund të ndryshojë pronar për herë të parë pas një dekade. Trashëgimt­ari - Prej vitesh, ai shihet si pasardhësi i "Pleshtit" dhe CR7-ës, por deri më sot Nejmar vetëm sa u është afruar dy mostrave të Barçës dhe Realit. Ndryshoi skuadër pikërisht për të cenuar hegjemonin­ë e tyre dhe, pasi dështoi këtë sezon me PSG, po mundohet t'u vjedhë kurorën pikërisht në një event prestigjio­z si Botërori. Teksa Nejmar pas golit me Meksikën fërkon duart, kompanitë e basteve shohin Kutinjon mes favoritëve për "Topin e Artë". Sulmuesi, të cilin Interi e solli në Europë, ka një koeficient 8 për postin e më të mirit, teksa Nejmar vjen pak më pas me 12 koeficient. Në këtë aspekt, më mirë se dyshja braziliane, është Kilian Mbape, një fitore e të cilit e "Topit të Artë" paguhet 6-fish, shumë e vendosur. Sezoni i jashtëzako­nshëm brenda kufirit francez mund ta penalizojë disi, por një triumf i "Gjelave" në Botëror mund të ishte një hap i madh drejt trofeut më të lakmuar individual për një futbollist niveli.

Kandidatë - Vjen disi më pas, por ndoshta pa të drejtë. Luka Modriç me një sukses të Kroacisë së tij mund të shndërrohe­t në "Topin e Artë" të ri. Ndryshe nga Mbape, mesfushori i Realit ka suksesin në Champions një kartëvizit­ë të përsosur për çmimin që çdo vit "France Football" ia jep futbollist­it më të mirë. Pas kroatit, vijnë "madrilenët", Serxho Ramos dhe Isko, teksa dëmtimi ndaj Portugalis­ë mund të penalizojë Edinson Kavanin. Belgët Lukaku dhe Hazar varen nga kombëtarja e tyre, teksa të njëjtin problem ka edhe Herri Kejn. Kapiteni i Anglisë duhet patjetër të ngrejë Kupën e Botës, në mënyrë që të shpresojë që t'i rrëmbejë fronin Mesit apo Ronaldo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania