Panorama Sport (Albania)

Falkao: Është ndeshja që kemi ëndërruar që fëmijë

Për aktivizimi­n e Hames Rodrigezit, trajneri Pekerman do të vendosë vetëm ditën e sotme

-

Hames Rodrigez pritet të jetë në fushë sot kundër Anglisë. "Kemi marrë lajme të mira pas vizitave mjekësore dhe dëmtimi i tij nuk është i rëndë", konfirmon trajneri Hoze Pekerman në vigjilje të ndeshjes së 1/8-ave kundër Anglisë në stadiumin e Spartakut të Moskës. Trajneri i Kolumbisë kujtoi gjatë konferencë­s për shtyp se sa e rëndësishm­e është që numri 10 ta ketë lënë pas shpine problemin muskulor që pësoi në ndeshjen e fundit në grup kundër Senegalit. "Kemi edhe një ditë kohë për të ndjekur riaftësimi­n e tij dhe vazhdojmë të shpresojmë se mund të luajë". Në rast se ylli i Bajernit nuk do t'ia dalë, gazetarët e pyesnin nëse do ta zëvendësoj­ë me Muriel dhe Pekerman thotë: "Në ndeshjen e fundit Muriel ishte shumë i rëndësishë­m për ne. Dhe unë vazhdoj të besoj tek ai". Pekerman ka arritur gjithnjë ta kualifikoj­ë kombëtaren që ka drejtuar në fazat me eliminim direkt. Ai ka arritur në çerekfinal­e në të dyja rastet: në 2006 me Argjentinë­n dhe në 2014 me Kolumbinë.

Falkao - Në konferencë së bashku me trajnerin e Kolumbisë, edhe Radamel Falkao, i cili do të rigjejë shumë prej shokëve të skuadrës me të cilët ka luajtur te Mançester Junajtid. "Tigri" shpreson që ëndrra e amerikano-jugorëve të vazhdojë përtej 1/ 8-ave: "Kemi një ndeshje kundër një skuadre të shkëlqyer. Është një fazë shumë e bukur për atë që po jetojmë në këtë moment. Duhet të vazhdojmë me të njëjtën ide dhe ecim hap pas hapi". Sulmuesi i Monakos vijoi: "Është normale që njerëzit në Angli të mendojnë se ata janë favoritët, por ne duam të përqendroh­emi tek armët dhe cilësitë që kemi. Është ndeshje që kemi ëndërruar të luajmë që fëmijë dhe lojtarët mezi po e presin. Shpresojmë ta shijojmë atë, por e dimë që kemi edhe një përgjegjës­i të madhe". Goli i parë i Falkaos në Kupën e Botës (në fitoren 3-0 kundër Polonisë) erdhi në moshën 32 vjeç e 134 ditë. Të vetmit lojtarë të kualifikua­r në 1/8-at, që kanë shënuar në Kupën e Botës pasi kanë mbushur 32 vjeç për një skuadër të CONMEBOL, kanë qenë Bebeto (3, Brazil), Sokrates (2, Brazil) dhe Varela (2 Uruguai).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania