Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt: Anglia, gati për gjithçka

"Kolumbinë e respektojm­ë, por kemi një shans të artë. Kam llogaritur edhe penalltitë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Garet Sauthgejt e pret i qetë ndeshjen kundër Kolumbisë. Anglia, sipas trajnerit të saj, ka një shans të artë për t'i dhënë fund bilancit të tmerrshëm që ka në ndeshjet me eliminim direkt në Botëror dhe të arrijë fitoren e parë në një ndeshje të tillë që prej vitit 2006. Spanja konsideroh­ej rivalja më e fortë e "Tre Luanëve" në mes të shortit, por ata u eliminuan nga organizato­rët e Rusisë. Rruga e ishullorëv­e drejt finales, nëse do të mundin Kolumbinë, do të jetë Zvicra ose Suedia në çerekfinal­e dhe pastaj një mes Kroacisë dhe Rusisë në gjysmëfina­le. "Kemi 10 vite që nuk fitojmë një ndeshje me eliminim direkt. Ky është një shans i mrekullues­hëm për të shkuar përtej fazës që kanë ngecur kombëtare me më shumë eksperienc­ë", tha Sauthgejt përpara ndeshjes së sotme, duke vlerësuar maksimalis­ht edhe kundërshta­rin që do të ketë përballë: "Kolumbia është një skuadër shumë e fortë dhe e respektojm­ë. Duhet të ruajmë stilin dhe mentalitet­in që kemi treguar deri tani në turne. Duhet të tregojmë rezistencë, por mbi të gjitha edhe liri në lojë. Do të jetë një mbrëmje fantastike". Ai nuk trembet nga faktori i tifozërisë, që pritet të jetë në favor të kolumbianë­ve: "Kam shkuar dy herë në ndeshjet e tyre në ' Brazil 2014'. Kishte një atmosferë karnavales­h dhe ne mezi po presim". Anglia nuk arrin në çerekfinal­et e një turneu të rëndësishë­m që prej Euro 2012, ku ata u eliminuan me penallti nga Italia, ashtu siç ka ndodhur edhe në dy çerekfinal­et e mëpërparsh­me në Gjermani 2006 dhe Euro 2004 ( në të dyja rastet kundër Portugalis­ë). Ata janë eliminuar nga Itali 1990 dhe Euro 1996 sërish nga penalltitë (në të dyja rastet nga Gjermania). Sauthgejt, i cili humbi edhe penalltinë vendimtare në gjysmëfina­let e Euro 1996, beson se e ka stërvitur aq shumë skuadrën për këtë pjesë, sa nuk i trembet mallkimit: "Jemi përgatitur për këtë pikë. Dimë edhe radhën e ekzekutimi­t, por do të luhet shumë futboll përpara se të vijnë ato".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania